Kryesore

Basha: Ose të jemi të pranueshëm nga BE e SHBA, ose parti “non grata”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 17/11/21 |
Opi Nion

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, po zhvillon një takim me krerët e degëve të PD, ku është shprehur se nuk mund të lejojnë që partia e tij të jetë një parti “non grata”.

Basha e ka bërë të qartë se, PD ose do të jetë një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, ose do të jemi një parti “non-grata”.

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata.

Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.

Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”-tha Basha./Opinion.al

Pas