Shqipëria nuk mundi të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Lidhur me këtë çështje, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët.
Në fjalën e tij, lideri i selisë blu fajësoi kryeministri Edi Rama për mos hapjen e negociatave, ndërsa ka theksuar se opozita është e gatshme për zgjedhje të parakohshme në çdo kohë.
“Ne kemi një vit që luftojmë për to, sigurisht që është e gatshme që nesër opozita, por të kenë standarte minimale të zgjedhjeve të lira”, tha Basha.
Basha theksoi ndër të tjera, se qeveria “Rama” nuk kaplotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, ku përmendi dy prej tyre; arrestimi i personave të përfshirë në shit-blerjen e votave si dhe gjykimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./ Opinion.al E.Xh.