Kryesore

Basha nxjerr videon nga protesta:Berisha sot vulosi ditën e fundit në politikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 08/01/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga protesta në selinë e PD. Krah pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Basha shkruan se Berisha vulosi sot ditën e tij të fundit në politikë.

Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”,-shkruan Basha./Opinion.al

Pas