Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha nuk tërhiqet: Gati të shkojmë që nesër në zgjedhje të parakohshme

2019/10/23 at 3:49 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha letër bankave: Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka fajësuar qeverinë “Rama” për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ka theksuar përsëri se opozita është gati për zgjedhje të parakohshme.


Gjatë një interviste, kryedemokrati ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme i duhen Shqipërisë më shumë se sa Maqedonisë së Veriut.

“Në fakt Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë sesa Maqedonisë. Vendimi i Maqedonisë tregon sesi veprojnë drejtuesit me një fije përgjegjësie ndaj vendit. Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës”

Po ashtu, Basha ka folur dhe për marrëveshjen e 2017 mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ajo marrëveshje nuk u zbatua nga ky i fundit.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Zoti Basha, më 18 tetor Këshilli Europian vendosi të mos hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pse mendoni është faji i qeverisë, përgjegjësia e qeverisë? Pse kërkoni ju zbatimin e skenarit maqedonas për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme?

Lulzim Basha: E para, nuk e them unë e thotë vetë Bashkimi Europian që, në rastin e Shqipërisë, nuk pati konsensus, por, përkundrazi, kishte një numër të madh vendesh, jo vetëm Franca, që ishin kundër. Arsyet, po kështu, këto vende, i kanë bërë të qarta: luftë e pamjaftueshme kundër krimit dhe korrupsionit. Pra, krimi dhe korrupsioni mbeten shqetësim i madh, ndarja e pushteteve është cituar si problematikë.

Pyetje: Pse na duhen zgjedhje të parakohshme në fakt, si në Maqedoni? Pse është zgjidhja kjo?

Lulzim Basha: Në fakt Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë sesa Maqedonisë. Vendimi i Maqedonisë tregon sesi veprojnë drejtuesit me një fije përgjegjësie ndaj vendit.

Pyetje: Jeni gati ju të shkoni në zgjedhje të parakohshme? Kushtetuta e parashikon për 45 ditë. Apo duhet të plotësojmë kushte të tjera?

Lulzim Basha: Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës.

Pyetje: Si?

Lulzim Basha: Duke garantuar standardet minimale zgjedhore, për të cilat Partia Demokratike dhe aleatët kanë propozuar një sërë masash.

Pyetje: Ka një debat të bërë tashmë prej 9 muajsh, me Edi Ramën kryeministër, pa Edi Ramën kryeministër?

Lulzim Basha: Secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Një njeriu, i cili është kapur duke vjedhur edhe veten e tij, siç ndodhi me 30 Qershor, mund t’i besohet se do të organizojë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po të lexojmë në raportet e OSBE/ODHIR-it përgjigja është e thjeshtë: Jo! Po të lexojmë kushtet e Bundestagut, përgjigja është e qartë: Jo!

Pyetje: Ju përfaqësoni interesat e qytetarëve që besojnë tek opozita, z. Rama përfaqëson ka mbështetjen e socialistëve. A jeni gati ju të uleni me Kryetarin e Partisë Socialiste në një tryezë dialogu për t’i çelur rrugën zgjidhjes së krizës?

Lulzim Basha: Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda, pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesa tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua.

Pyetje: Ju thatë që, pas takimit të shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it, që reforma zgjedhore është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza. Pati një moment konsensusi, kur PD mori pjesë në një tryezë të OSBE/ODIHR-it, prej atij momenti nuk kemi patur asgjë. Është prishur konsensusi, po kërkohet të gjendet një rrugë që PD të jetë pjesë e reformës zgjedhore?

Lulzim Basha: Ne e kemi bërë fare të qartë rrugën për të ecur përpara. Kemi marrë një përgjegjësi që në fakt nuk na takon ne, por i takon maxhorancës. Por siç e keni parë z.Rama e ka trajtuar këtë si një luks personal dhe mendon se duke u tallur apo duke krijuar procese fallco dhe artificiale, do të arrijë të blejë pak më shumë kohë. Nuk arrin dot ta shesë sapunin për djathë. Kushtet e Bundestagut janë të qarta, reforma zgjedhore duhet të jetë me pjesëmarrje të të gjithë forcave politike dhe kjo reformë zgjedhore nuk duhet të kalojë vetëm në letër por të zbatohet. Që do të thotë për ne, zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Pyetje: Pas Berlinit, ju do të niseni n SHBA. Cili është qëllimi i vizitës?

Lulzim Basha: I gjithë kontakti im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, vendet e tjera të BE, Hollandën, kanë një dhe vetëm  një qëllim -dhënien fund të kësaj krize të tmerrshme politike, që është kthyer në një krizë ekonmike dhe sociale për shqiptarët dhe hapjen e horizontit për Shqipërinë europiane.

Pyetje: Ka lidhje kjo vizitë me financimet, siç ju kanë akuzuar kundërshtarët?

Lulzim Basha: Po pse do të ketë lidhje me hetimet politike të Edi Ramës?

Pyetje: Kur dogjët mandatet, a ishit ju të vetëdijshëm se kjo rrugë e opozitës jashtë sistemit, do të ishte një rrugë e gjatë?

Lulzim Basha: Pa diskutim!

Pyetje: Deri në 2021-shin?

Lulzim Basha: Përpjekja jonë nuk është për pushtetin tonë personal. Përpjekja jonë nuk është për të shpejtuar rrugën e ardhjes në pushtet të PD. Përpjekja jonë është për të shkurtuar rrugën e vuajtjeve të shqiptarëve./Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

5 Shkurt, 2026 2:35 pm
“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit
Kronikë

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 Shkurt, 2026 2:27 pm
Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?
Bota

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

5 Shkurt, 2026 2:23 pm
Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik
Aktualitet

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

5 Shkurt, 2026 2:21 pm
Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje
Kronikë

Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

5 Shkurt, 2026 2:17 pm
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës
Kryesore

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës

5 Shkurt, 2026 2:06 pm
Para
Ish e dashura e Miley Cyrus përjeton keq ndarjen nga këngëtarja

Ish e dashura e Miley Cyrus përjeton keq ndarjen nga këngëtarja

Basha: Plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut, e vetmja rrugë drejt BE-së

Basha: Plotësimi i 9 kushteve të Bundestagut, e vetmja rrugë drejt BE-së

Kadare në Seul për çmimin Pak Kyong-ni, 2019

Kadare në Seul për çmimin Pak Kyong-ni, 2019
















TE FUNDIT

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
5 Shkurt, 2026

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur. Lajmi është konfirmuar nga Steve Witkoff. “Sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës...

Lexo më shumë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
5 Shkurt, 2026

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Sipas informacioneve, Golemi qëndroi për rreth tre...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
5 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj...

Lexo më shumë

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
5 Shkurt, 2026

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com