Me shpejtësi u shpërnda lajmi në media, se kreu i PD-së Lulzim Basha këtë të diel kishte vendosur ta kalonte në bregdet. Ky lajm u shpërnda pas një video të postuar në rrjetet sociale nga numri dy i PS-së, Taulant Balla, që në fakt me një këkrim të thjeshtë në google dilte se ishte e shumë kohëve më parë.
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/202453107338989/
Megjithatë zyra e shtypit e PD-së reagoi, duke publikuar dhe një foto të Lulzim Bashës. Në foto, Basha duket i shoqëruar nga republikani Fatmir Mediu, ish ministri i jashtëm Besnik Muatafaj si dhe gazetarja e Abc news.
Në Shqipëri procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe këshillat e rinj bashkiak, i nisur në orën 07:00 ka vijuar qetësisht me dy-tre incidente të vogla.
Duke ju përgjigjur thirrjes së mbrëmshme të kryetarit demokrat Lulzim Basha, sot, kryesisht në Tiranë, janë organizuar protesta paqësore pranë disa qendrave të votimit.
Mbështetës të opozitës janë grumbulluar, duke kundërshtuar me thirrjet “Rama Ik” procesin e duke ironizuar me këngë të kohës së diktaturës zgjedhje të cilat sipas tyre janë të ngjashme me atë periudhë. Opozita ka denoncuar sipas saj, trysni të vazhdueshme që është ushtruar ndaj administratës për të marrë pjesë në votime.
Janë mbi 3.5 milion shqiptarë të cilët figurojnë në listat e zgjedhësve. Në të gjithë vendin janë 5417 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi gjatë ditës se qendrat e votimit ishin hapur në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore./ Opinion.al