Kryesore

Basha nuk merr pjesë në Samitin e Diasporës, s’ka përballje me Ramën


               Publikuar në : 20:36 - 28/02/19 |
b.f

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në Samitin e Dytë i Diasporës. Opinion.al mëson se kryedemokrati nuk do të jetë prezent në këtë samit, ku sipas axhendës do të mbante fjalën i parafundit, pasi programi i ditës së parë të samitit do të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Në ceremoninë e hapjes së këtij Samiti, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko u shpreh: “Nesër do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e veçantë, e mbretit (Pallati i Brigadave), por sot mbret jeni ju. Kjo është thirrja, jo e një qeverie, apo dy, Shqipërisë e Kosovës, por e popullit tuaj, që iu fton, pasi keni dy pjesë, njëra në vendin ku jetoni dhe tjetra, këtu në vendlindje. Jeni të gjithë bashkë për çështje që na lidhin me interesa dhe ekonomi, por mbi të gjithë të diskutojmë atë që jemi dhe do të jemi. Në këtë shtëpi, qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe politikanët e të gjitha trevave vijnë që t’u dëgjojmë”./ Opinion.al

Reagimi më pas i Lulzim Bashës
Reagimi më pas i Lulzim Bashës

LEXO EDHE— Samiti i Diasporës, Rama: Fondet i mban Majko, mua më akuzojnë

 

 

Pas