Partia Demokratike nuk lëviz nga rekomandimi 88 i Komisionit të Qeverisë për “vendet e rezervuara”.
Kreu i demokratëve komunikoi qëndrimin zyrtar të PD në mbyllje të mbledhjes së grupit.
Ai tha se demokratët mbështesin në parim paketën e ndryshimeve kushtetuese, por me kushtin që të adoptohet rekomandimi 88 i opinionit final të Komisionit të Venecias.
Pjesë nga fjala e Bashës
Grupi parlamentar i PD ka dalë me vendim të mbështetjes së miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi me një kusht, adoptimin dhe zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias, me moskapjen e sistemit të drejtësisë.
Kjo deklaratë e Bashës vjen pas asaj të Ilir Metës, i cili tha se LSI është gati të votojë reformë me konsensus. Le të gjejnë akordin PS-PD të mbështetur tek Venecias dhe LSI voton tha Meta.