Aktualitet

Basha: Nuk jam hakmarrës, s’kam qenë kurrë i lidhur me krimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 12/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës ku ka prezantuar programin e Partisë Demokratike për turizmin.

Gjatë bashkëbisedimit, kryedemokrati teksa ka folur për investimet në Portin e Durrësit për të cilin tha se do të dalë nga duart e krimit dhe e klaneve qeveritare lidhur me të, theksoi se vetë ai nuk ka qenë kurrë i lidhur mr krimin.

“Mund të thoni çfarë të doni për mua, ta thoni lirshëm sot edhe nesër, se nuk jam natyrë hakmarrëse por një gjë nuk e thoni dot, as kam qenë kurrë i lidhur me krimin, përkundrazi kam një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit që ju ka sjellë të gjithë juve një avantazh që nuk e ëndërronit para vitit 2010, heqjen e vizave. Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare të lidhura me të. Porti i Durrësit do t’i kthehet në radhë të parë Durrësit dhe në radhë të dytë Shqipërisë. Për këtë keni zotimin dhe angazhimin tim. Nesër Porti i Durrësit do të jetë i Shqipërisë, jo i krimit të organizuar as, i klaneve qeveritare të lidhura me të”, tha ndër të tjera Lulzim Basha..Opinion.al

Pas