Kryesore

Basha: Një koktej surrogatësh që kishte firmosur lënien e mandatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 03/07/20 |
Al Do

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se kërkesat për heqjen e koalicioneve parazgjedhore në ligj nuk janë të opozitës parlamentare por të kryeministrit Rama.

Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha tha se deputetët opozitarë, që aktualisht janë në parlament, kishin firmosur lënien e mandateve kur ato u dorëzuan në shkurt të vitit 2019 por më pas janë tërhequr.

Kreu i opozitës shtoi se pas kësaj, disave prej tyre iu janë falur borxhet ose iu janë bërë favore të tjera.

Kur italia pushtoi shqipërinë u kujes që nga ana formale të ishin në rregull dhe organizoi një qeveri kolaboracioniste që dorëzoi kurorën në itali. Këta janë një koktej surrogatësh që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me 2 ose 3 përjashtime, të gjithë kanë nënshkruar lënien e mandatit. Dhe pas kësaj kanë ndodhur magji të mëdha janë falur borxhe kazinoshë janë nxjerrë vëllezër nga burgu. Këta janë opozita paralamentare. Këta na dalin e thonë nuk duhet të kemi koalicione, këta janë Edi Rama.” , tha Basha.

Basha tha ndër të tjera se koalicionet parazgjedhore janë një e drejtë kushtetuese e cila bazohet në Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut.

Koalicionet zgjedhore janë kushtetues për një arsye sepse karta europpiane etë drejtave parashikon të drejtën e asociimit. Njerëzit bashkohen për shkak të ideve të përbashkëta.”, shtoi ai. /Opinional

Pas