Politikë

Basha nis mbledhjen e firmave të delegatëve për Kuvendin më 18 dhjetor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:07 - 22/11/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për konfirmimin e delegatëve në Kuvendin Kombëtar që kryesia e partisë ka thirr më 18 dhjetor.

Burime për Opinion.al bëjnë me dije se nëpërmjet këtij formulari, delegati që e firmos bie dakord për mbajtjen e organit më të lartë vendimmarrës në selinë blu të mbahet në ditën që është caktuar nga kryesia.

“Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.13.9 Prot. datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë që nisur nga situata e krijuar nga Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘Non Grata’ të z.Sali Berisha dhe dëmtimin të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mos marrjes së masave që kërkoheshin nga kjo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur:

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e shtunë, me datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar, Emër, Mbiemër, Dega, Funksioni, Nr.Celulari, Nr.ID, Deklaroj sa më poshtë

  1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.
  2. Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00″, shkruhet në formular” –thuhet në formularin zyrtarë të PD-së.

Kujtojmë se deri më tani  ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar 4200 firma me të cilat do të thërres mbajtjen e  Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor. Format e mbledhur nga lideri historik i PD kanë shkaktuar një tjetër ngërç në selinë blu, pasi kryedemokrati Lulzim Basha pretendon se është shkelur statuti i partisë./Opinion.al

Pas