Politikë

Basha nga Kukësi: Qeveria i ka lënë të rinjve vetëm emigrimin si mundësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 13/02/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë sot në Kukës ku ka takuar disa të rinj në kuadër të nismës së tij të re “Po të dëgjoj”.

Në një postim në Facebook, Basha akuzon qeverinë se ka harruar dhe varfëruar Kukësin duke i lënë të rinjtë pa punë dhe me emigrimin si zgjidhje të vetme.

Kreu i demokratëve falënderon qytetarët që e pritën në takim si dhe shton se ky realitet do të ndryshojë një orë e më parë

Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni!”, shkruan Basha. /Opinion.al

Pas