Politikë

Basha nga Bulqiza: Masakra zgjedhore nuk iu është bërë vetëm demokratëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 29/05/21 |
Opi Nion

Kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Mat e Bulqizë ku është takuar me demokratët dhe banorët.

Basha është shprehur se misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve, teksa thekson se masakra zgjedhore më 25 prill nuk ishte një padrejtësi që nuk iu është bërë vetëm demokratëve, por dhe shqiptarëve.

“Pa diskutim, ju demokratët e Matit, demokratët e Shqipërisë Partia Demokratike u fut në këtë proces e vetëdijshme që po futej në një proces të pabarabartë. Një betejë që nuk kishte asnjë lidhje me rregullat e demokracisë. Ne u futëm në një betejë, përballë një kundërshtari politik i cili e trajtoi procesin zgjedhor si një masakër elektorale të përgatitur në detaje nga momenti i parë deri në momentin e fundit.

I cili përdori kundër qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti demokratëve të gjithë arsenalin e shtetit, të buxhetit, të parave të korrupsionit, të bandave kriminale dhe të favoreve tjera të cilat ju i dini fare mirë dhe nuk ka nevojë t’i rreshtoj këtu, që nga tolerimi me kusht i rritjes së bimëve narkotike, tek tolerimi me kusht i ndërtimeve pa leje, tek legalizimet për vota, tek blerja e mjerimit që ka mbjellë në sofrat Matjane për një grusht parash e gjithçka tjetër. Po kështu shoh në sytë tuaj zemëratën për këtë padrejtësi që në fakt nuk iu është bërë vetëm demokratëve por Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Pas