Kreu i opozitës Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve në Beratit që të bashkohen me të në protestën e 16 majit. Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen me të që qeveria të mos jetë më peng i krimit, por të jetë ata vetë që do të vendosin nëse qeveria i ka plotësuar premtimet.
“Nuk do të ketë falje për ata që ju kanë grabitur dhe do i japim fund pa ndëshkueshmërisë. Do ju kthejmë paratë që ju janë vjedhur. Pas 30 vitesh po agon një ditë e re”, – u shpreh ai.
Gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike tha nuk do të lejonte profesionistët të largohen nga vendi si dhe e quajti kryeministrin Rama hajdut që ka vjedhur paratë e shqiptarëve tërë këto vite.
“Ne nuk mund të pranojnë që profesionistët të largohen nga ky vend. Ne do i japim fund kësaj. Jo duke shkuar shqiptarët si klandestinë në Europë, por të qëndrojnë këtu të rinjtë. Shqipëria evropiane kërkon një qeveri që të jetë përkrah tyre. Nuk na duhet një qeveri që tregon barsoleta. Nuk kërkon uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama”. Kush do punësim, mirëqenie duhet të bashkohet me ne në 16 Mars,”- theksoi Basha nga qyteti i Beratit./Xh.K/Opinion.al