Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Nesër as luftë as spektakël! Zbulon detaje të protestës

2018/01/26 at 1:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Basha: Nesër as luftë as spektakël! Zbulon detaje të protestës

Lulzim Basha duke folur pas takimit me aleatët nga selia e PD deklaroi se “nesër mos kini frikë se nuk do të jetë luftë, por nga ana tjetër nuk do jetë as spektakël. Do jetë dita e bashkimit të madh, ku ne do tregojmë se jemi përballë qeverisë”.


Më tej ai shtoi se personalisht do të jetë në protestë bashkë me familjen e tij. “Ejani edhe ju dhe mos rrini duke mallkuar nga shtëpia për krizën që ka kapur vendin”, tha Basha.

Komunikimi i plotë me gazetarët pas takimit të aleatëve opozitarë në selinë e Partisë Demokratike.

Basha: Kemi rakorduar me aleatët parlamentarë të gjitha detajet për ditën e nesërme, sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët e vendit, nga Tirana, të cilat flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e nesërme.

Sot ka një marrëdhënie të re, të ndryshme, nga gjashtë muaj më parë, midis pushtetit dhe qytetarëve. Shumica dërrmuese e qytetarëve, nuk kanë më asnjë dyshim se ky pushtet është i kapur nga banditët dhe dhe është në funksion të banditëve.

Ka vendosur ekonominë dhe drejtësinë në funksion të mbrojtjes së banditëve dhe kriminelëve. Dhe, kjo është arsyeja e të gjithë halleve dhe padrejtësive që përjetojnë familjet e shqiptarëve, pavarësisht prej bindjeve të ndryshme politike.

Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë, nuk do të jetë as spektakël, do të jetë një protestë madhështore popullore që do të japë këtë mesazh: Do të shpallë që shumica e shqiptarëve të ndershëm nuk e pranojnë më realitetin e banditëve në qeveri. Banditët e kanë vendin para drejtësisë, e kanë vendin në burg dhe kjo është dhe pengesa kryesore që duhet hequr për Shqipërinë europiane me një ekonomi të zhvilluar, me vende pune dhe me mundësi dinjitet dhe liri për çdo shqiptare e çdo shqiptar.

Ndaj ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur e të heshtur para padrejtësive që ju bëhen. Dita e nesërme është dita e shpalljes së bashkimit më të madh të shqiptarëve të ndershëm. Është dita e shpalljes një herë e mirë e këtij raporti të shumicës dërrmuese të qytetarëve përballë një pakice e cila nuk ka rrugë tjetër përveçse të hapë rrugën, të mos jetë më pengesë, të largohet dhe përmes një qeverie antimafia, t’i japë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, t’i japë shqiptarëve, një qeveri të çliruar nga krimi, një drejtësi të çliruar nga krimi, një ekonomi të çliruar nga krimi, shëndetësi, arsim dhe shërbim për të gjithë!

Pyetje: Znj. Kryemadhi, Policia thotë se ka informacione që mbështetës të LSI-së do të bëjnë dhunë më 27 janar. Si është e vërteta?

Kryemadhi: Kjo është frika e Edi Ramës. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, sidomos vajzave dhe grave, madje edhe ju gazetarëve, që të jeni prezentë për të protestuar për fyerjen e madhe që Rama i ka bërë medias shqiptare, duke u quajtur kazan. Prezentë të jenë të gjithë ata shqiptarë për faktin që kjo qeveri po krijon një eksod të paparë të rinisë shqiptare drejt vendeve të tjera.

Prezentë të jenë me familjarët dhe fëmijët e tyre sepse nuk ka për të pasur asnjë dhunë në protestë. E vetmja dhunë mund të jetë nga provokatorët e Edi Ramës. Dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mbajnë telefonat me vete, të filmojnë çdo provokator, të jenë të kujdesshëm.

Dhe ne nga ana jonë do të marrim masa për të mos rënë pre e provokimeve, të punonjësve civil të Policisë së Shtetit. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Xhafaj, të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon policia se do të ketë probleme, do përballet jo me përfaqësuesit e LSI por me realitetin e dhimbshëm dhe ët hidhur që po kalojnë shqiptarët. Protesta e nesërme do të jetë një ndër protestat më paqësore por do të jetë një nga protestat më madhështore që ka bërë ndonjëherë opozita në Shqipëri. Do të marrin pjesë jo vetëm shqiptarë por edhe ata ndërkombëtarë që janë të martuar me shqiptarë, edhe ata të huaj që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri sepse do të protestojnë kundër taksidarëve të Edi Ramës dhe gjobave të Edi Ramës dhe gjobave të kriminelëve kundër bizneseve të huaja. Do të protestojnë sepse duan të jetojnë ën Shqipëri ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë.

Ndaj mos kini frikë. Do të protestë shumë e bukur. Edhe Zoti e ka bekuar protestën e ditës së nesërme me këtë kohë kaq të bukur. Dhe të jeni të bindur që kur Zoti është me opozitën sigurisht që do të jetë edhe më të gjithë shqiptarët.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë me 28 janar?

Basha: Tani edhe një herë për 27 janarin. Të rrimë tek 27-a.

Kryemadhi: Do ta vendosi populli 28-ën, nuk do ta vendosim ne.

Basha: Dua të theksoj edhe një herë këtë që tha znj. Kryemadhi që ne do të jemi në protestë me familjarët dhe çdo gjë informacion apo “fake news” që shpërndahet për një skenar ndryshe të një proteste, shpreh panikun dhe përpëlitjet e fundit të kriminelëve në pushtet dhe interesave të kriminelëve që mbron pushteti i korruptuar i Edi Ramës.

Mund ta them me gojën plot që paniku është i justifikuar për arsyen e vetme, sepse nesër do të marrë formë dhe do të ketë konturet më të qarta për t’u parë për çdo faktor politik vendas dhe të huaj bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim, pavarësisht prej gjërave që na ndajnë.

Ne jemi të gjithë të bashkuar këtu në dëshirën për ndryshim. Vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Na bashkon e ardhmja, shpresa që nuk vdes kurrë, besimi për një të nesërme më të mirë dhe mbi të gjitha dëshira për ndryshim. Shqiptarët e kanë kuptuar, kështu nuk vazhdohet më. Dhe nesër bashkimi i madh i shqiptarëve në këtë protestë do të jetë sinjali më i qartë se kështu nuk do të vazhdohet më, se balanca është zhvendosur përfundimisht në krahun e së mirës, në krahun e shqiptarëve të ndershëm, se nuk ka forcë kriminale, korruptive, banditë të veshur me portofole ministrore apo deputetësh, apo me funksione të tjera zyrtare të cilët mund të mbajnë më peng Shqipërinë, ekonominë e saj, fëmijët e saj, të ardhmen e saj europiane. Ky do të jetë mesazhi i protestës. Ejani të gjithë! Secili ka hallin, padrejtësinë e vet. Të gjithë bashkohemi në domosdoshmërinë për ndryshim. Dhe nesër do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve për të shpallur nisjen e këtij ndryshimi.

Mirë se vini nesër në orën 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!

Etiketa: 27 janarBashaopozitaprotesta


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
Para
Krim për pasion/ Ngjarjet më të bujshme shqiptare, ku gra e vajza u vranë nga dora e burrit qe “i dashuronte”

Krim për pasion/ Ngjarjet më të bujshme shqiptare, ku gra e vajza u vranë nga dora e burrit qe "i dashuronte"

Video/ LSI kërcënon Ramën: Do e kesh fundin si Esat Pashë Toptani

Monika Kryemadhi: S’ka skenar për trazira, vetëm nëse na provokojnë

Gjobë deri në 10 mijë euro për prindërit që publikojnë fotot e fëmijëve

Probleme me “Facebook”? Ja çfarë ka ndodhur
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com