Basha tha se, emrat që do të jenë në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zgjidhen sipas modelit të zgjedhjeve presidenciale amerikane.
“Nuk do t’i caktojmë, do t’i zgjedhim me debat dhe primare si Republikanët dhe Demokratët në Amerikë dhe do t’i japim Shqipërisë një tjetër leksion demokracie”, tha Basha.
Kreu i PD-së gjithashtu tha se do t’i propozoi Këshillit Kombëtar të PD-së që të rinjtë të përfaqësohen me 35% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2017.
Primary election (zgjedhja e kandidatëve) është një garë elektorale mes kandidatëve, ku përcaktohet se cila parti politike apo aleancë politike do të nominojë kandidatët për zgjedhjet e ardhshme elektorale.
Ende nuk dihet sesi Partia Demokratike do ta zbatojë këtë sistem që përdorin SHBAtë në zgjedhjet presidenciale, ku në zgjedhje shkohet me vetëm nga një kandidat për secilin kah politik.