1nstant

Basha në Vlorë: “Punësimi dhe masat lehtësuese për biznesin prioritet”

               Publikuar në : 12:34 - 10/02/19 |
el ena

Sapo përfundoi takimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Vlorë. Ai ka zhvilluar një tur takimesh e bashkëbisedimesh sot me qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve. Ditën e djeshme ai u takua me pedagogët dhe studentët. Basha nuk ngurroi t’i ftojë qytetarët në protestë në datën 16 shkurt. Deputeti Agron Shehaj e shoqëroi Bashën në takimet me qytetarët.

Kreu i opozitës u shpreh i pikëlluar nga problemet dhe shqetësimet që dëgjoi prej qytetarëve të Vlorës, studentët dhe pedagogët gjatë turit të takimeve. Ai tha se Vlora ka mundësi dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u shndërruar në një qendër të të zhvillimit ekonomik, por qyteti është përfshirë prej një krize të thellë ekonomike, sociale dhe spsikologjike, sipas tij.

Kreu i PD tha se punësimi i qytetarëve do të jetë prioritet  dhe do të përmirësohet cilësia e shërbimit. Ai foli gjithashtu me disa pronarë biznesesh të vegjël të cilëve u tha se do të aplikohet një sistem i ri fiskal për biznesin dhe premtoi masa lehtësuese që biznesi të rrisë xhiron.

Basha tha se në dy vite janë mbyllur 2800 biznese dhe numri i studentëve në Vlorë ka rënë me të paktën 800 studentë. Kreu i opozitës premtoi gjithashtu ulje të çmimit të naftës dhe energjisë. Ai shpreh se këto nuk të mbeten në kaudrin e premtimeve, por do të punohet.

Për këtë ai i kërkoi qytetarëve të Vlorës të dalin të protestojnë në 16 shkurt për të “hedhur poshtë sistemin e kalbur” dhe për të çelur derën drejt Europës./E.L

Pas