Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në takimin me Metën: Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë

2020/07/15 at 2:54 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha në takimin me Metën: Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, me të cilin ndau shqetësimin se aktet e kryeministrit Rama për ndryshimin e Kushtetutës.


Sipas Bashës këto akte po e çojnë vendin drejt një izolimi të dytë. Duke iu referuar gjendjes aktuale si izolimi i parë, Basha tha se izolimi i dytë është një faturë që Edi Rama kërkon t’ua ngarkojë shqiptarëve në mënyrë të përhershme, pasi sipas tij ai ka frikë nga zgjedhjet.

“Nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i parë në Europë dhe i dyti në botë pas Rusisë, ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Kjo për opozitën është e papranueshme”- u shpreh Basha

KOMUNIKIMI KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS, ILIR META

Faleminderit zoti President, e vlerësoj shumë mundësinë për këtë takim. Siç ju informova edhe para dy ditësh në emër të opozitës së bashkuar, ne ndajmë tre shqetësime të thella.

Së pari, shqetësimi kryesor është gjendja në vend. Pandemia dhe kriza ekonomike po thellohen me shpejtësi. Shifrat e ditëve të fundit kanë arritur deri në 30-fishin e infeksioneve në Itali dhe ka një përpjekje të qeverisë për t’u fshehur dhe për t’ia lënë këtë faturë qytetarëve. Të gjithë e dimë që dështimi më i madh është kthimi i spitaleve në qendra të infeksionit.

Dua të ripërsëris edhe një herë shqetësimin tim të thellë, si kryetar i opozitës për këtë gjendje jashtë kontrolli të pandemisë, dhe të vlerësoj apelet tuaja, duke i bashkëngjitur dhe apelet e mia. Natyrisht, qytetarët po bëjnë maksimumin në këtë kushte, por duket se detyra kryesore që u takon institucioneve nuk është kryer dhe nuk po kryhet. Ndaj kërkoj nga ju, si kreu i shtetit të ushtroni presionin maksimal që qeveria të mos fshihet, por të kryejë detyrën e saj sa i takon pandemisë.

Jam, po kështu, shumë i shqetësuar për krizën e thellë ekonomike, e cila tani po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit. Në këtë sfond që qeveria po bën dy akte të paprecendenta, të pandodhura ndonjëherë:

Së pari, po thyen me vetëdije të plotë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe. Një marrëveshje e cila solli normalizimin e klimës politike në vend për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Siç ua kam shprehur, ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshja e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne e dimë, edhe nga përvoja e vitit 2017-të dhe përvojat e mëparshme, se problemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i ligjit  Nga kjo ka buruar edhe kërkesa jonë e pandryshuar për një qeveri kujdestare për zgjedhjet.

Por po kështu, në respekt të investimit të aleatëve tanë, ne vendosëm të mos e kushtëzojmë marrëveshjen e 5 Qershorit me këtë kërkesë konstante të opozitës jo për veten tonë por për qytetarët shqiptarë, dhe arritëm në një marrëveshje që u përshëndet nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nga Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borell dhe nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Koha ishte esenciale për miratimin e kësaj marrëveshje, në mënyrë që të kemi KQZ e re sa më shpejt dhe t’i hapet rrugë procesit biometrik. Kjo nuk ka ndodhur.

Në të kundërt, ajo që ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas një numri deputetësh të të ashtuquajturës opozitë parlamentare dhe, së fundmi duke dalë hapur, kryeministri ka vendosur ta hedhë në kosh këtë marrëveshje dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutën.

Të gjithë i pamë pasojat e rënda të një hapi të tillë, nëse hidhet, sa i përket integrimit europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Pra, rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë.

Po them të dytë, sepse izolimi i parë po na ndodh. Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët për herë të dytë në këto 30 vite. Por ky izolim do të jetë permanent, nëse Shqipëria mbahet peng nga një papërgjegjshmëri e tillë, që hedh poshtë një marrëveshje të negociuar me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe që i hap rrugë një procesi normal për zgjedhjet.

Së treti, ia vlen të ritheksoj para jush se, nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i dytë në botë dhe i pari në Europë, i dyti pas Rusisë ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Natyrisht, për PD dhe për Opozitën e Bashkuar, kjo është e papranueshme.

Në këtë kuadër, do të bëjmë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqëiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate.

Por shpresoj dhe besoj akoma, se do të ketë njerëz, burra dhe gra të arsyeshëm, që do të dëgjojnë thirrjet e miqve tanë, partnerëve tanë dhe jo thirrjet e atyre që kanë tmerr nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe po investojnë gjithçka kundër tyre./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Ejupi: Kur priten të rikthehen fluturimet ajrore

Rritja e rasteve, Vjena bllokon fluturimet nga Tirana

KE nxit vendet të nisin më herët vaksinimin kundër gripit

KE nxit vendet të nisin më herët vaksinimin kundër gripit

Nga e hëna zgjerohet fasha orare për qytetarët

Manastirliu: Gjoba për ata që nuk vendosin maskat
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com