Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në një familje në Lundër: Tekste falas, studim dhe drekë në shkollë

2021/02/05 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha në një familje në Lundër: Tekste falas, studim dhe drekë në shkollë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të premte ka vizituar familjen Leci në Lundër të Tiranës për t’u njohur nga afër me shqetësimet me të cilat kjo familje përballet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD.


“Ne i kemi dhënë vëmendje të veçantë familjes në planin tonë që kemi shpalosur, në programin tonë qeverisës, duke e shoqëruar familjen nga momenti i parë i krijimit deri në momentin kur fëmijët dalin në punë. Ne e kemi vendosur në program që nga momenti që lind deri në 5 vjeç, çdo fëmije muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Nga momenti që lind fëmija derisa të bëhet 5 vjeç, muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Futet në shkollë do fillojmë një program, do ta fillojmë me zonat rurale, pastaj do ta shtrijmë në qytet”, – tha Basha.

Gjatë këtij takimi kryedemokrati theksoi edhe njëherë pjesë të programit të PD të prezantuar më herët si premtimin për të krijuar kushte që fëmijët të qëndrojnë në shkollë edhe pas mësimit, duke iu garantuar edhe një vakt të paguar nga shteti. Por, gjithashtu Basha foli edhe për angazhimin e PD për tekste falas për gjithë ciklin 9-vjeçar.

“Në zonat rurale do fillojë një program. Mbaroi shkolla në orën 12.00 apo në orën 13.00, do rrijë e hapur shkolla deri në orën 16.00 apo deri në orën 17.00, që fëmija të bëjë detyrat aty, të mësojë kompjuterin, të mësojë ndonjë gjuhë të huaj, të mos rrijë rrugëve dhe do t’i sigurojmë edhe një vakt për të ngrënë. Mund të jenë familje me të ardhura të mira që mund ta sigurojnë vetë, po ka shumë familje që nuk e sigurojnë dot.

Deri në klasë të 9-të do të ketë këtë përkrahje. Tekste falas, deri në klasë të 9-të tekstet do të jenë falas, por tekste të reja. Ne e kemi propozuar këtë në vitin 2017-të. Këta nga viti 2018-të e bënë por e bënë me një marifet, që jo po duhet të jetë, nuk duhet ta zhgarravisësh, duhet ta kthesh prapë. Jo, jo! Shqipëria i ka mundësitë për t’i blerë tekste falas çdo fëmije. Do kenë tekstet falas dhe do kenë këtë regjimin pas shkolle, ku do kenë mundësi, do t’i pajisim edhe me teknologji, se jo vetëm pandemia që i detyrojë që i detyrojë tani të punojnë me lap-topa, me tablet e me celularë, po kush ka, a keni ju? Me çfarë e bëni mësimin juve, online apo në shkollë?” tha Basha.

Qytetari: Dhe online dhe në shkollë.

Lulzim Basha: Po online me çfarë e bën, me celular?

Qytetari: Po!

Lulzim Basha: S’ke tablet?

Qytetari: Jo!

Kreu i opozitës konfirmoi edhe angazhimin e PD për të mbështetur studentët që vijnë nga familje me të ardhura minimale.

“Në universitet pastaj të gjithë familjeve që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, që janë 90% e studentëve, shteti do jua paguaj 100% tarifën e studimeve, s’kanë për të paguar tarifë, pse, sepse problemi kryesor për të shkuar për të studiuar është tarifa.”/Opinion.al

 

 

Etiketa: Bashalundertakim


Ju sugjerojmë

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
Aktualitet

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

6 Gusht, 2025 6:46 pm
“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve
Bota

“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve

6 Gusht, 2025 6:42 pm
Rekord historik i nxehtësisë në Japoni
Bota

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni

6 Gusht, 2025 6:11 pm
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
Aktualitet

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

6 Gusht, 2025 6:07 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

6 Gusht, 2025 5:46 pm
India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta
Bota

India kritikon sanksionet e SHBA: Të padrejta

6 Gusht, 2025 5:40 pm
Video/ Sherr në një plazh në Ukrainë, gratë përleshen mes tyre
Bota

Video/ Sherr në një plazh në Ukrainë, gratë përleshen mes tyre

6 Gusht, 2025 5:29 pm
Incident në një aeroport të Anglisë, mbyllet pista pasi një avioni iu bllokua helika
Bota

Incident në një aeroport të Anglisë, mbyllet pista pasi një avioni iu bllokua helika

6 Gusht, 2025 5:24 pm
Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë
Aktualitet

Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë

6 Gusht, 2025 5:20 pm
Trump vendos tarifa shtesë prej 25% ndaj Indisë, shkak importi i naftës ruse
Bota

Trump vendos tarifa shtesë prej 25% ndaj Indisë, shkak importi i naftës ruse

6 Gusht, 2025 5:15 pm
Para
Elbasan/ I riu i vë zjarrin shtëpisë, në flakët edhe banesa e fqinjit

“Lavatriçja” i vë flakën banesës në Fier

Dorëhiqet një prej gjyqtareve, shtyhet seanca për Luan Dacin

Dorëhiqet një prej gjyqtareve, shtyhet seanca për Luan Dacin

Zhdukja e Pecorellit, mediat italiane: Shqipëria s’ka sjellë mostrat e ADN

Zhdukja e Pecorellit, mediat italiane: Shqipëria s'ka sjellë mostrat e ADN
















TE FUNDIT

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
6 Gusht, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, trupat e Forcave...

Lexo më shumë

“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve

“Një milion thirrje në orë”,The Guardian:Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve
6 Gusht, 2025

Izraeli po mbështetet në ‘cloud computing-un’ e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim...

Lexo më shumë

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni
6 Gusht, 2025

Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite, teksa vala përvëluese e të...

Lexo më shumë

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
6 Gusht, 2025

Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com