Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar.
Basha në fjalën e tij shprehet se zgjedhjet në parti treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.
Ndër të tjera Basha thekson se vetë demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.
Teksa në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj duhet rrëzuar regjimi i tanishëm.
“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. “– tha Basha./Opinion.al