Kreu i PD, Lulzim Basha, ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga takimet në Kurbin dhe krahas saj shkruan se duhet të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.
Më tej kryedemokrati thotë se duhet t’i jepet fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës.
“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro”, shkruan Basha.