Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy ushtarakëve që humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit në Liqenin e Shkodrës.
Basha e ka quajtur tronditës lajmin e aksidentit, ndërsa ka theksuar, se jemi në krah të familjarëve dhe ushtrisë shqiptare në këtë ditë të vështirë.
“Tronditës pa masë lajmi i aksidentit tragjik të helikopterit të Forcave te Armatosura ku humbën jetën kapiteni Florian Deliaj, togeri Donald Hoxha dhe ku mbeti i plagosur efektivi Gerald Baramuça.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të Florianit dhe Donaldit për rënien e tyre në detyrë, dhe uroj shërim të shpejtë për Geraldin. Jemi sot në krah të familjarëve të viktimave dhe burrave e grave në uniformë, në këtë ditë të vështirë për ta”, shprehet Basha.