Kryesore

Basha në garë për PD: Mosmarrëveshjet janë normale, jemi parti e madhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 27/05/21 |
Opi Nion

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 13 qershorit në qarkun e Gjirokastrës.

Në takimin me demokratët, Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën, por PD është bërë më e fortë.

Basha i cilësoi normale mosmarrëveshjet brenda PD, teksa këmbënguli që demokratët duhet ta mbështesin për të sjell ndryshimin në Shqipëri.

“Ishim në kushtet e 91-shit dhe përball kishim një regjim jo si të 91-shit, madje as si i 2001-shi, po shumë herë më të pasur, shumë herë më harbut, shumë herë më të egër në çdo aspekt, të shkrirë në një interesat e partisë, të shtetit, të oligarkëve dhe të krimit të organizuar. Pavarësisht prej pakënaqësive apo pikëpamjeve të ndryshme, mosmarëveshjeve që ne mund të kemi sikundër është normale një familje, emër e një partie të gjallë e të madhe, siç është Partia Demokratike, jemi ne që morëm përgjegjësinë para shqiptarëve për ndryshim, jemi ne që e mbajmë akoma këtë përgjegjësi mbi supet tona. Sepse nëse pranojmë, e s’ka se si mos të pranojmë që 25 prilli jo  vetëm nuk zgjidhi asnjë prej problemeve të tyre, atëherë nuk kemi se si mos të arrijmë në konkluzionin logjik që ata që e deshën ndryshimin më 25 prill. E duan akoma, madje e duan akoma më shumë sot. Ne kishim vetëm një kauzë, kauzë morale, ne kishim programin, ne kishim zgjidhjet e konsultuara prej dy vjetësh me njerëzit. Gjë tjetër nuk kishim. Dhe prandaj na ndoqën sepse bashkuam një ditë fuqinë e Partisë Demokratike për të qëndruar kauzën e vetme dhe vizionin për ta nxjerrë vendin nga e keqja.”-tha Basha./Opinion.al

Pas