Aktualitet

Basha në Elbasan: Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj

               Publikuar në : 16:39 - 12/02/19 |
el ida

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi banorët e qytetit të Elbasanit. Ai u prit nga qindra qytetarë që i kanë shprehur shqetësimet e tyre kreut të PD-së, ndërsa ky i fundit i ftoi banorët me datë 16 shkurt në protestë.

“Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë.

Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune.

Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Llotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen.

Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtune do jenë në krahun tonë. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj”, tha ndër të tjera Basha.”/E.M

Pas