Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në Divjakë ku takoi fermerët pas ankesave të tyre se prodhimi u ka mbetur pa shitur dhe se qeveria jo vetem nuk u plotëson kushtet e tregtisë së ndershme por nuk u ka dhënë asnjë subvencion. “Nuk marrim asnje subvencion as ne nafte, as ne fara, as ne plehra kimike”- u shprehen fermeret e Divjakes, te cilen thane se po konkurohen padrejtesisht nga prodhimet e importit.
Gjatë bashkëbisedimit ata i thanë Bashës se do t’i hedhin ne lume prodhimet e tyre, por kreu i opozites i nxiti qe, ne vend te çojne dem djersen e tyre, te vijne ne Tirane, te bllokojne kryeministrine. “Duhet te hedhim Ramen ne kanal, jo djersen tuaj”- u tha Basha fermereve. Kryetari i PD shprehu bindjen se nje qeveri qe eshte vene ne sherbim te nje grushti njerezish te korruptuar dhe te lidhur me krimin, nuk do t’u sherbeje qytetareve. Basha tha se me programin e PD per mbeshtetjen me 150 milione dollare ne vit, fermeret do t’ia dalin te konkurojne me importin, te shesin prodhimet ne treg dhe te rimekemben ekonomikisht.