Kryesore

Basha: Ndryshimi vjen vetëm me zgjedhje të rregullta demokratike


               Publikuar në : 13:46 - 11/07/19 |
Al Do

Nga Selenica, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje se 30 Qershori ishte një farsë dhe se kryetari legjitim i bashkisë mbetet Përparim Shameti i cili do të mbetet në detyrë deri kur të mbahen zgjedhje të rregullta demokratike.

Kreu i opozitës mbajti takime në Selenicë me strukturat e PD dhe qytetarët.

“Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës” u shpreh Basha.

Ndër të tjera ai tha se beteja e opozitës po bëhet për të mbrojtur interesin publik dhe të respektojnë atë që duan qytetarët.

“Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë” tha ai.

Basha i rikujtoi qytetarëve edhe njëherë propozimet e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e biznesit të vogël, duke ulur tavanin e klasifikimit si biznes i vogël në 140 milionë lek të vjetra, uljen e çmimit të naftës me 300 lekë për litër dhe uljen me 20% të çmimit të energjisë. /Opinion.al

Pas