Te Fundit

Basha: Moshapja e negociatave me BE-në, fajin e ka Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 10/11/15 |
b.f

Menjëherë pas takimit që pati me ambasadoren e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha cilësoi si përgjegjës për moshapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kryeminisytrin aktual, Edi Rama.  “Për fat të keq qëndrimi zyrtar i kreut të ekzekutivit, tregon se kjo shumicë dhe ky kryeministër në vend të analizimit të problemeve që paraqet raporti, që është përgjegjës për mos hapjen e negociatave, i la vend edhe njëherë një shfaqje butaforike sulmesh kundër cilitdo që kishte përpara duke përfshirë edhe median dhe drejt një kanosje të mirëkalkuluar për të hequr çdo përgjegjësi nga vetja. Fakti është që përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e njeriut që shkatërroi zgjedhjet, e njeriut që zvarrit konsensusin për ligjin e dekriminalizimit. Përgjegjësia është e njeriut që ngre gishtin tek alibia e gjyqësorit. Eshtë e njeriut përgjegjës për vjedhjen e 1 milion dollarëve në ditë nga doganat dhe tatimet, përmes kontrabandës dhe evazionit fiskal”, tha Basha.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas