Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar, Lulzim Bashën, i cili mori detyrën e reporterit për konfiskimin e aseteve ruse nga Këshilli i Europës.
“Ka eksperiencë me rusët ai”, tha Berisha në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes me deputetët e PD-së.
Basha u emërua reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Më herët Basha kishte paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Europës, që bënte thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.