Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Media e kapur nga qeveria, dosja 339 dhe 184 duhet…

2019/05/03 at 4:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se gazetarët shqiptarë, janë më pak të lirë, më të pasigurtë dhe më të censuruar.


Basha, përmes një postimi në “Facebook”, thekson se shumë pronarë mediash janë pas tenderave të qeverisë, duke i bërë favore kësaj të fundit.

Duke cituar indeksin botëror të Lirisë së Medias, kryedemokrati, thotë se media në Shqipëri është përqendruar në  një grusht biznesmenësh.

Kreu i selisë blu, ka rikthyer në vëmendjen hetimet për dosjet 339 dhe 184, ku sipas tij as gazetarët nuk po punojnë  me profesionalizëm.

Reagimi i Bashës

Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare.

Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”.

Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera.

Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.

  • Zgjedhje të blera
    · Drejtësi politike
    · Gazetarë të censuruar

Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë.

Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit./ Opinion.al E.Xh.

 



Ju sugjerojmë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Para
Theron tregon historinë e pazakontë: 5 ditë në spital nga e qeshura

Theron tregon historinë e pazakontë: 5 ditë në spital nga e qeshura

Liria e Shtypit, Rama: Flasin ata që deri dje dhunonin gazetarët

Liria e Shtypit, Rama: Flasin ata që deri dje dhunonin gazetarët

Vrasja në ish-Bllok, lirohet nga burgu Ervis Martinaj

Vrasja në ish-Bllok, lirohet nga burgu Ervis Martinaj
















TE FUNDIT

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
14 Maj, 2025

Dashi Dashuria ka ulje dhe ngritjet e veta. Vendosja e yjeve parashikon që të kaloni një fazë sfiduese, por asgjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com