Kryesore

Basha: Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, bashkë do të ndihmojmë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 15/11/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur mëngjesin e sotëm se me kryeministrin Edi Rama, Shqipëria është në fund të çdo fushe, përfshirë dhe ndihmën direkte për ekonominë.

Përmes një postimi në “Twitter”, kryedemokrati shkruan se kjo situatë nuk do të zgjasë dhe për shumë kohë, pasi kur PD të vijë në qeverisje do të ndihmojë financiarisht çdo familje shqiptare

“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin.”shkruan Basha./ Opinion.al

Pas