Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha me protestuesit: Beteja do të fitohet!

2018/12/05 at 7:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 8 min
A A
Basha me protestuesit: Beteja do të fitohet!

Banorët e Astirit kanë bllokuar sërish rrugën në ditën e 32-të të protestës kundër prishjes së banesave të tyre.


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së Astirit në ditën e 32-të të saj.

Basha tha se Edi Rama ka shkelur prej kohësh vijën e kuqe dhe u kërkoi qytetarëve të mos dorëzohen, pasi, sipas tij, beteja do të fitohet.

Pyetje: z Basha, pamë që u prishën disa shtëpi. A e ka kaluar Edi Rama vijën e kuqe?

Basha: Edi Rama ka kohë që e ka kaluar vijën e kuqe dhe u ka hyrë shqiptarëve në borxh. Qendresa prej më shumë se 1 muaji e banorëve të Astirit dhe Unazës së Re është në këtë kuptim qendresë për fatin e çdo shqiptari. Ndaj përgëzoj ata njerëz që janë bashkuar, sic e shikoni protesta po rritet nga nata në natë. Dje u janë bashkuar edhe intelektualë, zëra publikë. Shumë prej tyre nuk kanë ardhur akoma dhe u bëj thirrje të flakin tutje frikën dhe të vijnë të bashkohen me banorët e Astirit. Të bashkohen në këtë protestë të drejtë për të mbrojtur, ligjin, Kushtetutën, banesën që është e shenjtë sipas Kushtetutës për të luftuar kundër hajdutërisë. Këtu nuk ka projekt zhvillimi, këtu ka vetëm një projekt vjedhjeje, për vilën, për sarajet e Surrelit dhe Again e Surrelit.

Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt për qytetarët e Tiranës apo të Shqipërisë por varfërim për buxhetin e shtetit dhe për xhepat e tyre. Taksat që në vend që të shkonin për përmirësimin e jetës së tyre po shkojnë për të rrënuar jetën e mbi 1 mijë familjeve në mënyrë që të mbushin xhepat Agai i Surrelit dhe një grusht hajdutësh që po vjedhin bashkë me të. Unë dua të shpreh admirimin tim të madh për kurajon e këyre banorëve, nënave, fëmijëve, baballarëve, gjyshërve e tju them se PD dhe opozita, dhe unë personalisht jemi dhe do të jemi në krah të tyre në këtë kauzë të drejtë për të sprapsur vjedhjen, për të rivendosur Kushtetutën dhe ligjin.

Edi Rama kanë bërë gjithçka për ti përçarë, për ti dekurajuar, demoralizuar, për ti shantazhuar, për ti blerë, për ti joshur, por për mbi të gjitha për ti përçarë. Por në fakt nuk janë përçarë sepse e dinë mirë që kjo betejë nuk mund të luftohet secili për veten e vetë por të gjithë së bashku për fatin tonë të përbashkët dhe sot me një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët të cilët janë ngritur kundër zhvatjes së xhepave të tyre me gjobat dhe tarifat abuzive për provimet dhe për kërkesat e drejta në raport me tarifat universitare dhe kushtet në universitete në tërësi. Kjo është një revoltë qytetare e cila po vlon në çdo cep të kryeqytetit por edhe në qytete të tjera, në Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë. Anembanë vendit.

Unë kam një mesazh sot për protestuesit e Unazës, jo vetëm për banorët por për të gjithë ata që janë bashkuar sonte dhe që nesër do të jenë edhe më shumë se sot, për studentët dhe të tjerët, që kështu së bashku beteja do të fitohet. Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë, siç nuk dorëzohen këta familjarë. Mos u dorëzoni sepse e vetmja mënyrë për të keqen që të vazhdojë që t’ju mbajë peng është tju ndajë e tju përçajë, demoralizojë, e tju trajtojë individualisht.

Të gjithë së bashku jeni më të fortë. Të gjithë shqiptarët së bashku jemi më të fortë dhe do të triumfojmë mbi të keqen. Çelësi vetëm është që të qendrojmë të bashkuar dhe të qendrojmë fuqimisht kundër vjedhjes, kundër vjedhjes tek Unaza e Re, kundër vjedhjes me tarifat për studentët, kundër vjedhjes tek Bulevardi i Ri, kundër vjedhjes në Shkozë, anembanë kundër vjedhjes që është projekti i vetëm që Edi Rama ka për ju. Ti rikthejmë vendit shpresën duke rikthyer Kushtetutë e ligj, duke rikthyer fatin tuaj në duart tuaja. Dhe njëherë falenderime nga zemra Unazës që ka treguar se si mund të arrish ta zprapsësh të keqen ku qendron i bashkuar. Jemi dhe jam i frymëzuar nga qendresa e tyre dhe do do të vazhdojmë të jemi këtu në krahun tuaj për ta zprapsur së bashku të keqen.

Pyetje: Z Basha, tani po nisur edhe protesta e studentëve. A mendoni se ka ardhur koha që ju si lider i opozitës dhe si kandidat për kryeministër të ardhshëm të jeni prijës i një proteste mbarëkombëtare?

Basha: Padyshim që jam dhe do të jem në krah të çdo proteste. Kudo që protestojnë shqiptarët do të jemi në krah të çdo proteste por thirrja që kam sot për qytetarët, për halexhinjtë, pë rata që u është futur në shtëpi, në xhep Edi Rama përmes grabitjes dhe vjedhjes, qendroni bashkë. Bashkohuni, ngrihuni, duke luftuar për shtëpitë, për ligjin dhe Kushtetutën këtu në Unazën e Re, duke luftuar për fëmijët tuaj, shikoni në sy ata studentë që janë fëmijët tuaj, luftoni për të ardhmen e tyre dhe duke qendruar së bashku jo vetëm që do të luftojmë e do ta sprapsim të keqen por do të fitojmë.

Në radhë të parë do të fitojmë shpresën dhe ndjeshmërinë ndaj fatit tonë. Do të bëhemi të ndjeshëm ndaj fatit tuaj. Do ta kuptoni që fati juaj nuk është në dorë të një klike hajdutësh që politikën e vetme kanë vjedhjen dhe hajdutërinë, por është në duart tuaja. Dhe për këtë këtë PD, opozita dhe unë jemi dhe do të jemi gjithmonë në krahun tuaj, në krah të protestës dhe në ballë të protestës bashkë me ju.

Pyetje: z Basha, një ditë më parë drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, i pyetur mbi legalizimet në këtë zonë tha se PD në korrik-shtator 2013 keni dhënë vetëm 49 legalizime në këtë zonë ku sot po protestoni…

Basha: Asgjë dhe askush nuk e fsheh të vërtetën tronditëse. Këtu po harxhohen 48 milionë euro bashkë me TVSH për 2 kilometër. Kjo është vjedhja më e madhe e parave të shqiptarëve dhe vjedhja më e madhe e regjisrtuar ndonjëherë në botë dhe këto para janë destinuar jo për zhvillim por janë destinuar për Edi Ramën. Ai po i grabit këto para me ndihmën e një grupi hajdutësh që janë përfshirë në këtë vjedhje. Ne e kemi denoncuar këtë vjedhje. Sot është e faktuar. Mediat po vazhdojë të faktojnë me detaje tronditëse të kësaj vjedhje siç është regjistrimi offshore i një kompanie që do të shërbejë për të magazinuar në konto sekrete bankare paratë që do të vidhen këtu me këtë projekt vjedhje. Pra gjitçka kemi thënë prej fillimit ka dalë e vërtetë.

Askush dhe asgjë nuk do ta zhvendosë vëmëndjen tonë të opozitës dhe jam i sigurtë që as qytetarëve nga fakti që këtu po mbrohet kushtetuta, ligji dhe po përballemi dhe luftojmë për të zprapsur një skemë vjedhje, jo një skemë zhvillimi. Vjedhje është ajo që po bëhet këtu, vjedhje është ajo që po bëhet me studentët, vjedhje është ajo që po bëhet me Teatrin Kombëtar. Të gjitha këto i bashkon një fjalë. Vjedhja, hajdutëria, e kësaj bande hajdutësh me të krye Edi Ramën. Tis prapsim dhe do ti sprapsim nën shembullin e kësaj qendrese kaq frymëzuese këtu nga nënat dhe baballarët, fëmijët e Unazës.

Pyetje: z Basha, ju paralajëmruat se nëse fadromat do tentonin prishjen e banesave opozita do ishte aty dhe fadromat do kalonin mbi trupat e tyre. Ndërkohë që u shembën banesa dhe një gjë e tillë nuk ndodhi…

Basha: Kush tha që nuk ndodhi një gjë e tillë?! Atje ishin deputetët tanë. Pyetja juaj duhet të jetë pse u prish ajo ndërtesë. E dini ju? Për ti hapur rrugë vjedhjes dhe hajdutërisë. PD ka për detyrë të jetë në krah të njerëzve dhe është në krah të tyre Tani bëni edhe ju detyrën tuaj. Sa herë kam ardhur këtu ju kam kërkuar ti vëni mikrofonin prokurorrëve. Kërkoni intervistë prokurores dhe pyetene pse nuk hap hetimin. Pse nuk fillon procedimin penal për Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin. Nëse do kishim shtet ligjor ata sot do të ishin nën hetim. Ndonjëri do të ishte edhe me pranga në duar. Bëni edhe këtë pjesë të detyrës. Mos prisni që gjithçka ta bëjë opozita. Sepse e shikoni se çfarë bën pala tjetër?! i përçan. Këta janë shpellarë, ata janë ngelës. i përçan, i nëpërkëmb, i tremb.

Detyra juaj si media është të kërkoni se ku është e vërteta dhe ligji. Ligji është me atë familje që iu prish shtëpia. Secili prej autoriteteve të pranishëm aty kanë shkelur ligjin. Verini mikrononin dhe pyeteni pse kanë shkelur ligjin. Kush u ka çuar. E di që do mbash përgjegjësi një ditë për shkeljen e ligjit?! Ne do të bëjmë detyrën tonë, ju bëni tuajën. Një gjë ju tthem. Kemi qënë, jemi dhe do të jemi në krah të këtyre familjeve. Mos kini asnjë dyshim. Po të mos ishim bashkë me këto familje gjera më të zeza do të kishin ndodhur këtu. Do të vazhdojmë të jemi me ta dhe ku kërkoj edhe juve të vazhdoni të jeni me ta. Keni qënë por disa prej jush e kanë spostuar si lajm. Sdua ti marr me emra se cilat janë këto stacione televizive por dua ti bëj thirrje medias të mos censurojnë lajmet se këtu nuk bëhet fjalë për 1 mijë familje por bëhet fjalë për Kushtetutë dhe ligj pa cilët nuk mund të ketë bashkëjetesë paqësore, pa të cilën liria e çdo kujt është e kërcënuar. Edhe ndonjë pronari apo drejtori mediash që sot me telefon të kryeministrit heq kronikën e Unazës, një ditë kjo e keqe do ti vijë tek shtëpia. Pra të qendrojmë këtu së bashku. Ne jemi këtu në detyrën tonë. Do të vazhdojmë të qendrojmë në krah të këtyre banorëve.

Pyetje: z Basha, kemi 4 protesta në më pak se 24 orë. Opozita do të vazhdojë të mbështesë protestat apo do hyjë në zgjedhjet e qershorit?

Basha: Opozita do të mbështesë protestat kudo që ato ndodhen pa pikë diskutimi. Do ti mbështesë, do të jetë në krah të tyre, në ballë të tyre dhe do të vazhdojë ti kërkojë qytetarëve të qendrojnë së bashku sepse siç po zbulojnë banorët e Unazës, vetëm kur janë bashkë atëhere kemi shans ta zbapsim të keqen. E keqja, thënë ndryshe, triumfon sa herë që i përçan shqiptarët. Të jemi bashkë, siç janë sot banorët e Unazës, siç ishin studentët dhe jam i bindur se do ta spapsim të keqen. Sepse shumica e shqiptarëve është e kërcënuar nga kjo e keqe. Nuk përfiton nga Rama apo nga projektet e tij të vjedhjes dhe interesi i shumicës, historian a mëson do të prevalojë mbi interesin e kësaj bande që ka kapur vendin peng.

Pyetje: Pra opozita do të futet në zgjedhje?

Basha: Është çështje tjetër çështja e zgjedhjeve. Sot jemi në dhjetor dhe mos i ngatërroni gjërat. Merru me çështjen e sotme. i nderuar mik, nuk ka shërbim ndaj të keqes se sa të shfokusos çështjen. Këtu çështja është që qendrojmë bashkë me këta banorë dhe tut hemi shqiptarëve se sa herë janë bashkë janë më të fortë, sa herë janë të përçarë triumfon e keqja. Ky është mesazhi im i sotëm.

Pyetje: z Basha, u njoftua sot se 10 familje kanë pranuar bonusin e qerasë. A po përçahet protesta?

Basha: Protesta është më e madhe se dje siç e shikoni edhe vetë. Jam i bindur se nesër do të jetë më e madhe. Pushteti do të bëjë gjithçka. Rama, veliaj, Gjiknuri do të bëjën gjithçka të mbrojnë ato miliona që duan të vjedhin këtu por nga ana tjetër edhe banorët po bëjnë gjithçka për ta ndalur dhe ne do të na kenë në krah.

Etiketa: Bashafitorjaprotesta


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Para
Mos i bëni këto veprime pas seksit, do të ofendoni partnerin

Nëse do bashkëjetoni me partnerin, duhet të bëheni gati për më të keqen!

Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së në vitin 2020

Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së në vitin 2020

Përse femrat e jashtëzakonshme kanë jetë më të keqe dashurore

Përse femrat e jashtëzakonshme kanë jetë më të keqe dashurore
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com