Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha me prodhuesit: Do heq taksën për karburantet, objektiv punësimi

2021/02/13 at 10:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha me prodhuesit: Do heq taksën për karburantet, objektiv punësimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të prezantimit të programit “Shqipëria Fiton”,  për zgjedhjet e 25 prillit ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.


Gjatë bisedës, kryedemokrati foli për detajet e programit, në veçanti të atij ekonomik dhe efektet që do të ketë ai për biznesin në përgjithësi e për prodhuesit shqiptar në veçanti.

“Në rrafshin e reformës fiskale, ne i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%. Sikundër, uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë. Sipërmarrjet shqiptare në radhë të parë, është një ndihmë e konsiderueshme financiare, është në fakt një akt i cili lë në xhepat dhe në kontot tuaja një pjesë të parave tuaja, se nuk është ndihmë, është thjeshtë mos t’ju fusim dorën në xhep aq thellë sa u është futur në këto 8 vite. Në këtë mënyrë ju keni një stimulues për të stabilizuar gjendjen ekonomike e cila ka qenë e vështirë, është e vështirësuar edhe më shumë këto vitet e fundit. Kemi një stimulues për të investuar dhe për të punësuar, dhe këtu vjen pala e dytë fituese e këtij propozimi që janë të punësuarit. Punësimi si objektiv kryesor ju jeni dhe ne besojmë se me të gjitha hapat që do të hidhen rezultati përfundimtar në krye të katër viteve do të jetë hapja e të paktën 110 mijë vendeve të reja të punës për ekonominë shqiptare në të gjitha sektorët, jo vetëm në sektorin e prodhimit. Dhe pa diskutim që dhe shteti do të fitojë dhe ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë apo e shesin si paradoks duhet ta kenë fare të qartë; taksa 15% në tërësi ambienti fiskal, klima e tmerrshme e krijuar kundër biznesit ka çuar në skenarin më të mirë uljen e fitimeve të biznesit, në skenarin më të keq falimentimin e biznesit. Kur biznesit i ulen fitimet, edhe arka e shtetit është bosh. Po kaq bosh dhe më bosh është në qoftë se biznesi falimenton. Ndërsa me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale”, tha Basha.

Kreu demokrat tregoi edhe angazhimet e tij sa i përket aspektit fiskal, ku sipas tij fiton biznesi, por fiton edhe shteti. Ai  përsëriti edhe njëherë premtimin për heqjen e taksës Rama mbi karburantit dhe një sërë masash të tjera që do i vijnë në ndihmë qytetarëve dhe biznesit.

“Taksa e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18%, ulja e çmimit të karburantit, e patë besoj studimin e fundit, ju nuk jeni habitur, as ne nuk jemi habitur sepse ne kemi 3-4 vite që e kemi betejë të përditshme por shumë kush mund të jetë habitur kur e ka parë Shqipërinë në krye të tre vendeve të botës për çmimin e karburantit, krahë për krahë Singaporit dhe Suedisë. Imagjinoni tani shqiptarin pronar automjeti apo përdorues transporti apo sektorin ekonomik që e kanë karburantin gjakun e ekonomisë, me vështirësitë që përballeni, me të ardhurat që keni me sfidat që duhet të kapërceni, dhe karburantin e paguani aq shtrenjtë sa dy nga vendet me standardin më të lartë në botë – Singapori dhe Suedia, që janë ka 30 vjet që janë ndër vendet me standardin më të lartë të jetesës në botë. Ulja e çmimit të karburantit do të vijë nëpërmjet eleminimit të taksës Rama, 240 lekë të vjetra, 24 lekë të reja për çdo litër, taksë e cila u aplikua, vit pas viti që nga vitit 2014 dhe 2015 dhe që e bëri karburantin shqiptar më të shtrenjtin në Ballkan, në Europë, dhe ndër më të shtrenjtët në botë:, tha Basha.

Përfaqësuesit e prodhuesve shqiptarë bën sugjerimet e tyre  lidhur me programin e PD.

“Unë mund të them që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar që në fillim, që në krye të herës, qëkur u krijua pati një reflektim të brendshëm se për çfarë neve do qëndrojmë fort dhe për çfarë ne qëndrojmë fort  dhe vazhdojmë të qëndrojmë fort është rritja e konkurueshmërisë. Ne fillojmë fillimisht, janë 6 komponentë. E fillojmë fillimisht me dialogun publik privat. Është një dialog i munguar gjatë gjithë këtyre viteve, nga e gjithë politika dhe konsolidimi i këtij dialogu  do ishte një nga hapat kryesorë dhe të parë që duhet të  bëjë jo vetëm ekzekutivi, por edhe e gjithë politika, por edhe opozita përfshirë.

Komponenti i dytë për të cilin neve mendojmë që  e rrit konkurueshmërinë ose e konsolidon rritjen  ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit dhe sigurinë ligjore.

Shpesh kemi momente kur ne shohim që kalon në legjislacion i pa konsultuar por dhe i pa harmonizuar dhe padyshim që e cenon sigurinë ligjore të biznesit sidomos atij prodhues vendas.

Së treti, një nga që ju e përmendët por, e kemi pasur qenë krye të herës  ka të bëjë me  lehtësimin procedurial. Ju shpesh artikuloni taksat por nga njëherë duhet të  kuptoni që  biznesi sidomos  prodhues paguan më shumë  tarifa dhe burokraci dhe  energji sesa taksa. Së katërti, është shumë e rëndësishme që neve të ndalemi dhe tek lehtësirat fiskale por të ndalemi në mënyrë të zgjuar tek lehtësirat fiskale”, tha sipërrmarësi.

 

Etiketa: Bashatakim


Ju sugjerojmë

Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

9 Maj, 2025 2:10 pm
“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë
Bota

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

9 Maj, 2025 2:09 pm
Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

9 Maj, 2025 1:47 pm
4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

9 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Aktualitet

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

9 Maj, 2025 12:42 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

9 Maj, 2025 12:39 pm
Para
Babai i gjyqtares Hoxha: Fle me djalin autik në një divan me dërrasa

Babai i gjyqtares Hoxha: Fle me djalin autik në një divan me dërrasa

250 mijë € dhe 16 mln lekë cash,Prokuroria kërkon burg për Edvin Priftin

250 mijë € dhe 16 mln lekë cash,Prokuroria kërkon burg për Edvin Priftin

Flet vajza e gjyqtares Hoxha: Mami është detyruar për të liruar kriminelët

Flet vajza e gjyqtares Hoxha: Mami është detyruar për të liruar kriminelët
















TE FUNDIT

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: Janë regjistruar 54 kallëzime penale!

Tjetërsuan një godinë në hotel, pezullohen 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës
9 Maj, 2025

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një përditësim zyrtar mbi kallëzimet dhe procedimet penale të regjistruara deri më 9 maj 2025...

Lexo më shumë

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë

“Fola disa herë me Trump”, Macron bën paralajmërimin e fortë
9 Maj, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një postimi në rrjetin social “X”,  bën me dije se ka biseduar disa herë me...

Lexo më shumë

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
9 Maj, 2025

Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
9 Maj, 2025

Mbërrin baza materiale zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Pas mbërritjes së materialeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com