Aktualitet

Basha më përjashtoi nga PD- Mesila Doda tregon të ardhmen e saj në politikë.


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 06:30 - 26/11/15 |
b.f

Rreth dy muaj pas largimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deputetja Mesila Doda, shpreh sërish kritika ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me mënyrën e të bërit opozitë dhe përgjegjësive që kjo forcë politike duhet të mbante pas humbjes së pushtetit.
Në një intervistë televizive për ‘Top ShoW’, Doda sqaron letrën e largimit të saj, duke thënë se para se të shkruante për ndarjen formale nga PD, ajo ishte e ‘përjashtuar’ më parë pasi nuk thirrjen në mbledhjet e kësaj force politike.

“Unë isha njëriu që as nuk thërritesha më në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së. Kjo ishte ajo që unë nënvizoja në letrën time të largimit, sepse në të vërtetë nuk mund të të përjashtojë njëri me urdhër të kryetarit të grupit, pasi vendimarrja është në instanca më të larta”,-tha ajo.

Në intervistën e saj, Doda shpjegoi se në aspektin njerëzor është e gatshme të takohet me secilin prej liderëve politik në Shqipëri, madje edhe me zotin Basha.

“Do ta takoj zotin Veliaj sa herë ta kem përpara, do ta takoj zotin Rama sa herë ta kem përpara dhe e takoj njësoj zotin Berisha, edhe zotin Basha, sepse nga ana njerëzore le të themi nuk kam asgjë me të”,-deklaroi Doda.

Duke folur për të ardhmen politike, Doda tha se është më pranë PDIU-së, pasi ndan me këtë forcë politike disa çështje që janë të përbashkëta. “Ndaj dhe unë ndjehem shumë afër çështjeve që ka mbështetur PDIU. Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen çame, por përgjithësisht me çëshjten kombëtare”,-tha ajo.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas