Aktualitet

Basha me kreun e grupit të PPE: Si mund të përmirësohet jeta e shqiptarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 24/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë online me Manfred Weber, kryetar i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian atë të Partisë Popullore Europiane.

Bëhet me dije se në qendër të bisedës ishte interesimi i shprehur nga ana e Weber për shqetësimet dhe temat kryesore të fushatës zgjedhore në Shqipëri.

Ndërkaq gjatë bisedës Basha theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi.

Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bëjë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të  korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpara në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”, u shpreh ai.

Sipas Manfred Weber është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e përcaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë. Ai theksoi gjithashtu se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë./Opinion.al

Pas