Kreu i PD, Basha ka mbledhur biznesmenët ku u prezantoi atyre një program të ri ekonomik, kur e djathta të vijë në pushtet. “Ne planifikojmë një buxhet prej 1,5% të PBB për bujqësinë me një shumë totale prej 150 milion USD”, tha Basha. Ai shtoi se “subvecionimi do jetë i drejtëpërdrejtë të prodhimin blegtoral, peshkimin dhe për investime në infrastrukturë”.
Më tej bëri të ditur se, PD do të rikthejë taksën e sheshtë e cila do të jetë 9%. “Shqipëria nuk mund ta ketë taksa më shumë se vendet e rajonit. 9% tatimi mbi të ardhurat personale. 9% tatimi mbi fitimin. Zero tatimi mbi dividentin. 15% TVSH. 9% taksa e transferimit të pronës“, tha ai përpara biznesmenëve.
Duke folur për reformat Basha vuri në dukje se “dështimi i sotëm i reformës në drejtësi, nuk do të kushtëzojë mbarëvajtjen e vendit”. Sipas tij reforma do të bëhet, ashtu sic do të bëhet edhe ajo elektorale. /Opinion.al