Politikë

Basha me biznesin në Durrës: Duhet ekonomi konkurruese, plani i PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 19/11/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me përfaqësues të biznesit. Këtë herë është ndalur në Durrës, në një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të letrës në Shqipëri.

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësin Bardhyl Baltëzës, kryedemokrati, Lulzim Basha, u njoh me shqetësimet që has biznesmeni në këtë sektor.

Gjatë fjalës së tij sipërmarrësi u ndal në disa nga problemet me të cilat përballen bizneset, si çmimi i lartë naftës, dritave, ujit dhe shumë e shumë shpenzimeve të tjera. Të gjitha këto shpenzime sipas tij, rrisin kostot e prodhimit, duke ulur fitimin dhe rënduar akoma dhe më tepër pozitën ekonomike të biznesit shqiptar.

“Dhe të paguash 12 lekë kilovatin e energjisë elektrike, ju merreni me mend kur të tjerët e paguajnë 5 cent. Të gjithë rajoni e paguan 5 cent, bile për disa rajone disa vende kanë dhe subvencionime. Na vjen keq për një gjë se duke na mbajtur në këtë gjendje nuk rrisim dot rrogat e punëtorëve, ky është problem kryesor në Shqipëri, domethënë nuk është vetëm problemi i imi kryesor. Kostot e shpenzimeve rriten çdo ditë, çdo ditë aq më tepër sot na thonë tani që ne mbetjet, ne pak mbetje kemi, nuk kemi ndonjë kush e di se ca, po që të çojmë një kamion në landfill në Tiranë ne duhet të paguajmë 50 euro për ton transportin, edhe 50 euro atje në hyrje plus transportin, këto janë në kurriz të punës këtu. Po ashtu, problem është rritja e kostove fiktive të atyre parave që harxhohen për kot se në fund të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, të shtetit shqiptar edhe duhet të mundohemi t’i shpenzojmë në mënyrë të tillë që të jetë më efektive, jo kot rrit për hiç gjë kot. Le të shpresojmë që do ndërrojë kjo filozofi e keqe që ekziston në Shqipëri, se nuk jam vetëm unë, ka njerëz të tjerë që punojnë jashtëzakonisht shumë dhe vështirë, por fatkeqësisht kemi dhe një të shkuar të keqe, dhe kjo është e ardhmja, kjo është puna, kjo është jeta. Qeveria s’është në anën tonë, se Shqipëria do hante me lugë floriri “, -u shpreh sipërmarrësi Bardhyl Baltëza gjatë bisedës me kryetarin e PD.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha vlerësoi punën shumëvjeçarë të kësaj sipërmarrjeje në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, kryedemokrati përsëriti edhe njëherë propozimet që Partia Demokratike ka ofruar tashmë prej disa javësh në ndihmë të biznesit prodhues: 200 mijë lekë të vjetra në muaj do të shkonin për çdo punëtor të rimarrë në punë nga biznesi dhe interes 0 për bizneset që marrin kredi për të paguar pagat e punëtorëve të tyre.

“ Për mua dhe Partinë Demokratike, prioriteti numër një dhe leva numër një për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike është mbështetja e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen e tij dhe në veçanti për sipërmarrjen prodhuese, duke bërë të mundur që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun europian, dhe për këtë mbetemi të vendosur për atë platformë që e kemi diskutuar edhe më parë së bashku me kolegët tuaj, dhe të çmimit të naftës dhe të çmimit të energjisë konkurrent në rajon dhe jo më të lartin siç është sot, të taksës së sheshtë 9% sa i përket biznesit prodhues siç jeni ju.

Kemi propozuar për këdo që është hequr nga puna, ti s’ke hequr njeri por të tjerët janë detyruar të heqin njerëz nga puna, t’u japim nga një 200 mijë lekë të vjetra në muaj me kushtin që t’i rimarrin në punë. Për kreditë që je i detyruar të marrësh, në qoftë se merr kredi për të paguar punëtorët gjithçka për sa i përket interesit paguhet nga shteti, pra do t’i marrësh me 0 interes”, tha Basha./Opinion.al

 

 

Pas