Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është tashmë duke zhvilluar një takim në selinë blu, me drejtuesit politik të qarqeve.
Bëhet me dije se ky takim vjen tre ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore.
Ndër të tjera theksohet se në këtë mbledhje, do të caktohet dhe ndarja e zonave ku do të punojnë kandidatët për deputet të PD, në qarqet në të cilat janë caktuar.
Kujtojmë që kreu I PD-së tashmë ka niur edhe fushatën nëpër qytete të ndryshmer të vendit teksa për të nuk janë ndalur dhe kritikat për grumbullimet e njerëzve./Opinion.al