Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë ditën e hënë Kolegjin e Kryetarëve. Në fokus të mbledhjes do të jetë përcaktimi i axhendës së protestave. Sipas burimeve nga selia blu, 11 maji mund të caktohet si data kur do të zhvillohet protesta e madhe e opozitës.
Partia Demokratike do të diskutojë edhe me aleatët e tjerë dhe të martën pritet edhe marrëveshja përfundimtare mes tyre.
Edhe pse afati për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit skadon të martën, Lulzim Basha ka përsëritur vazhdimisht se PD nuk do të marrë pjesë në asnjë palë zgjedhje për sa kohë kryeministër është Edi Rama./Opinion.al