Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme grupin parlamentar, mbledhja e parë pas protestës së 27 janarit.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar deputetëve demokratë të mbajnë fort frymën e 27 janarit.
“Në çdo Komision apo seancë të vijohet me frymën e 27 janarit”.
Më herët u mblodh kryesia e grupit, ku u diskutua rreth asaj që demokratët e cilësojnë afera me aeroportin e Vlorës. Në mbledhje pati diskutime edhe rreth dialogut të qeverisë shqiptare me Greqinë.
Burimet bëjnë me dije se PD është kundër çdo marrëveshje korruptive dhe që jane në disfavor të Shqipërisë.