Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve:Taksë 9% e sigurime shoqërore 18%

2021/04/16 at 10:11 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve:Taksë 9% e sigurime shoqërore 18%

Kryedemokrati, Lulzim Basha, këtë të premte ka nënshkruar një marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve. Gjatë fjalës së tij Basha tha se fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite.


“Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi qenë së bashku që në ditët e para të kësaj qeverisjeje, për të parë se si masat e mara, vendimet e mara ju afektojnë ju, fasonerinë shqiptare. Punësuesen e qindra, mijëra shqiptarëve. Pra, një nga sektorët më të rëndësishëm kur vjen fjala tek punësimi, por po kështu një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket imputit ekonomik dhe eksportit. Gjatë këtyre 30 viteve, sektori juaj ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara. Cilësia e prodhimit është rritur, numri i punonjësve është rritur dhe ju keni arritur të krijoni faktikisht në shumë rase dhe brendin tuaj. Për shumëkënd mund te jetë habi fakti që në Shqipëri prodhohen disa prej mallrave më cilësore, të cilat tregtohen në tregun europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tregjet e vendeve të tjera të zhvilluara. Por këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre”, tha Basha.

Kryedemokrati më tej theksoi se priroritet për Partinë Demokratike është që të vendosë taksën e sheshtë 9%  si dhe të ulë çmimin e naftës. Këto vendime sipas Bashës do të ndikojnë në veçanti sektorin e fasonerive.

“Nuk mund t’i kërkosh biznesit ti rrisësh taksat, t’ja çosh nga 10 në 15, ti rrisësh karburantin më të shtrenjtin në botë bashkë më Suedinë dhe me Singaporin, ti rrisësh çmimin e energjisë dhe pastaj mos t’i kthesh asnjë cent mbrapsht. As investime, shumë prej jush janë tek autostrada, as kanalizimet e ujërave të zeza nuk i kanë bërë, as si shërbime dhe në kohë pandemi mos të kujtohesh fare për ta. Kontribuoni sipas bisedave të mëparshme që kemi bërë me ju prej 30 vitesh afro 30 milionë euro në muaj me taksa në buxhetin e shtetit dhe njëherë që ju desh ta mbyllnit apo ta zvogëlonit aktivitetin ekonomik për shkak të pandemisë nuk u kujtua shteti për ju. Kjo merr fund, kjo ndryshon me datë 25. Ndryshimi kryesor do të jetë pikërisht ky. Nga një cikël negativiteti ku shteti ju rriti taksat, ju rriti çmimet, ju goditi, ju detyroj të zvogëlonit aktivitetin dhe kjo solli mbylljen e vendeve të punës, largimin e të punësuarve dhe nganjëherë mbylljen e bizneseve tuaja, do të kalojmë në një cikël ndryshimi pozitiv. Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xheneroziteti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrjen, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhorë që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%. Kursimet që do të vijnë nga këto, garancitë që do të sjellin edhe përmes fondeve të garancisë edhe përmes mbështetjes së eksportit, vëmendja që do t’ju kushtojmë, investimet që do të paguhen me taksat tuaja për të ndihmuar infrastrukturën dhe logjistikën tuaj, do të sjellin në radhë të parë rritjen e fitimeve, të përfitimeve të industrisë dhe pastaj ndarjen e tyre në mënyrë që ky trekëndësh të funksionojë siç duhet, ju të punoni të çliruar nga ankthi, nga makthi i përditshëm dhe nga barra shtesë e taksave dhe çmimeve të rritura, ne t’ju ndihmojmë në të gjitha aspektet, ju të përfitoni, punonjësit tuaj. Bëhet fjalë pra për një angazhim që mund të sjellë dyfishimin e kontributit tuaj në ekonomi, mund të sjellë pa frikë edhe e mundësive për punësim në sektorin tuaj. Ju konsiderojmë një prioritet strategjikë të ekonomisë tonë, ndryshimi është plotësisht i mundshëm. Unë e di që njësoj si sipërmarrësit e tjerë ju mezi po e prisni ndryshimin, ndaj duke nënshkruar këtë marrëveshje, duke marrë përsipër të zezë mbi të bardhë angazhimet specifike për sektorin tuaj, në shtesë të angazhimeve që po marrim për sipërmarrjen në tërësi po lidhim bashkë një partneritet transparent për ti shërbyer të njëjtit qëllim nga pozita të ndryshme, punësimit, rritjes së pagave, rritjes së mirëqenies për Shqipërinë e një cikli të ri ekonomik, një zgjimi të ri ekonomik kombëtarë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: BashaPD


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Pakt për të çuar LSI për skrap? Meta:Do trefishohet dhe kush duron Monikën

Fondet në bujqësi, Meta: Vetëm “thërrimet” shkojnë te fermerët

Vrau bashkëshorten me armën e shërbimit, 35 vite burg për ish-gardistin

Vrau bashkëshorten me armën e shërbimit, 35 vite burg për ish-gardistin

Celibashi:Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe

Celibashi:Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com