Kreu demokrat Lulzim Basha tha në “Opinion” se qeveria duhet të anulojë 120 milionë euro konçensione, për t’i përdorur këto para në situatën e emergjencës COVID-19.
Basha solli para publikut listën e të gjithë konçensioneve që PD mendon se duhen anuluar, duke përjashtuar prej tyre vetëm konçensionin e dializës, që është i domosdoshëm.
“Sterilizimi. Ajo shumë jepet një muratori në Bolonja që ka bërë fotografi me Kryeministrin dhe Ilir Beqen. Staf i stërvitur dhe blerje aparaturash nga shteti. Kemi dhe një murator në Bolonja. Çfarë bën ai? Nëse pajisja është pronë e shtetit shqiptar, nëse shteti ka paguar për të trajnuar punonjës të shtetit shqiptar, këta përse i marrin milionat? Inceneratorët janë skema të pastaa korrputive në kundërshtim me strategjinë e GTZ dhe të gjithë e dinë, që pas inceneratorit 400 milionë euro, qëndrojnë anëtarë të bandës së Lushnjës. Me përjashtim të dializës, asnjë nga ato konçensione nuk ka vlerë.
Çdo gjë pezullohet në kushtet e emergjencës. 40 milionë euro për shpenzime luksi dhe 100 milionë euro për shpenzime publike, po ashtu çohen aty. Kur një familje është në hall, mblidhet dhe thotë: si do ta zgjidh.
Ka një mbrojtje të çuditshme të 12 projekteve ndërkohë që bëhet gati futja në borxh e vendit”./Opinion.al