Kryesore

Basha: Kush voton konçesionet sot, subjekt i ligjit Antimafia nesër


               Publikuar në : 13:11 - 12/09/19 |
Al Do

Rrëzimi i dekreteve të presidentit Meta për rishikimin e ligjeve të koncesioneve të rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum Dukat  është vjedhje me ligj sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai paralajmëroi deputetët që votojnë rrëzimin e këtyre dekreteve se do të jenë subjekt i ligjit Antimafia.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive, po bëhet gati të hidhet poshtë nga parlamenti i dalë si pasojë e vjedhjes së votave. Vetëm një Parlament skllav i krimit dhe oligarkëve mund të votojë dy ligje të tilla. Kjo është vjedhje me ligj. Ndaj dua të paralajmëroj sot çdo anëtar që ngre dorën për të votuar këtë ligj, se nesër do të jetë subjekt i ligjit Antimafia. Sot po ju mbajmë shënim emrat, nesër do t’ju ndjekim këmba-këmbës. Çdo pronë dhe pasuri e juaj do të jetë në lutën e SPAK-ut”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se sëbashku me zyrtarët e korruptuar kanë fryrë kostot e koncesioneve për të marrë të gjitha kostot shtesë. Në lidhje me rrugën Milot-Balldren, kostoja ka arritur në 17 milionë euro për kilometër tha Basha.

“Në buxhetin e vitit 2018, ky projekt u parashikuara me vlerën 118 milionë euro, më pas tenderi u hap me 161 milionë euro. 216 milionë euro, që bashkë me TVSH shkojnë në 256 milionë euro. Por vlera e llogaritur shkon në 259 milionë euro, që konfirmohet nga kontrata. Fryhen disa herë kostot e ndërtimit të rrugëve dhe të gjitha kostot shtesë i merr Edi Rama dhe zyrtarët e korruptuar”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës theksoi se në momentin që opozita të marrë përgjegjësitë qeveritare ajo do të angazhohet për zhdukjen e ndikimit të krimit në politikë.

“Për mua, PD dhe opozitën, nuk ka gjë më të rëndësishme se zhdukja e ndikimit dhe pasojave të grabitjes kriminale përmes këtyre politikave”, tha Basha. /Opinion.al

 

Pas