Politikë

Basha kujton Pjetër Arbnorin: Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 18/01/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar mëngjesin e sotëm ditëlindjen e politikanit të njohur, Pjetër Arbnori.

Në një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati shkruan se Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen.

Basha shton në postimin e tij se Arbnorit qëndresën ia kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik.

Postimi i Lulzim Bashës

Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve. Që deri ditën e fundit luftuan dhe u përpoqën për idealet e tyre pavarësisht vështirësive të kohës.

Siç thoshte vetë Mandela i Ballkanit, qëndresën ja kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik. Frika, zilia dhe tundimi për privilegje, sipas tij ishin rrugët që na bashkojnë me të keqen. Dhe gjatë gjithë jetës së tij, në rini si desident e më vonë si deputet dhe drejtues i parlamentit, Pjetër Arbnori i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend.

Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës./ Opinion.al

Pas