Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha kryeministër? ja çfarë thotë Ilir Meta

2016/08/11 at 10:01 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ilir Meta: Dy poste nuk kam provuar, atë të Presidentit dhe të udhëheqësit të opozitës

Pyetje: Z. Meta a ka realisht vendi për rishikimin e qeverisjes?


Ilir Meta: Në kuptimin e përmirësimit ka nevojë çdo ditë.

Pyetje: Përmirësimi është fjalë shumë e përgjithshme z. Meta. T’i marrim konkretisht. Ministria e Transporteve, në Shqipëri me arsyen se kjo ministriështë e aleatit dhe jo e Partisë Socialiste, por në këtë ministri nuk investohet më. Përjashto ndonjë buzëkuq apo ndonjë vijëzimit të rrugëve, në Shqipëri ka tre vjet që nuk investohet në rrugë. Ka nevojë për frymë të re apo jo?

Ilir Meta: Patjetër që ka nevojë në çdo institucion, në çdo ministri ne nuk mendojmë që ministrat e LSI­së janë perfekt, por u takon atyre të mbrojnë punën e tyre.

Pyetje: Ministria e Brendshme me këtë nivel sigurie?

Ilir Meta: Është e njëjta gjë për ministrat e LSI­së apo të PS­së, për çdo lloj ministri apo shoqëri civile.

Pyetje: Ministria e Financave? Po ju marr ministritë që të paktën për opinionin dhe analistët janë më shumë sesa problematike.

Ilir Meta: Tani rritja ekonomike është shumë më e lartë sesa ishte para tre vjetësh.

Pyetje: Me shifrat e kujt z. Meta?

Ilir Meta: Ne i referohemi të gjithave edhe Standard and Poor’s , të gjithë institucioneve.

Pyetje: Z. Meta. Jeni nga profesioni edhe ekonomist dhe keni qenë edhe kryeministër. Kur flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk bëhet mëfjalë për të marrë zgjedhje as me armë dhe as me tanke. Është klima dhe kushtet në të cilat zhvillohen zgjedhjet. Ju pavarësisht se iu referuat institucioneve për 3 për qind rritje të ekonomisë, por që të gjithë e dinë që papunësia është rritur dhe që në këtë vend nuk prodhohet gjë më, përveç hashashit. Me këtë Shqipëri të mbjellë me hashash, realisht mendoni se mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Ilir Meta: Unë nuk dua të bëj më shumë polemikë se sa do të dëshiroja në këtë studio. Por unë besoj se është tërësisht e mundur për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe është e rëndësishme që Komisioni për Reformën Zgjedhore të fillojë menjëherë nga puna. Ne kemi ftuar OSBE­-ODIHR­in të asistojë në këtë proces. Do të punojmë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë si një garanci për të evituar çdo fenomen që krijon
shqetësime apo paragjykime për ndershmërinë e zgjedhjeve.

Pyetje: Keni dhënë votën dhe keni qeverisur me z. Nano si Kryeministër. Keni dhënë votën dhe keni pasur Kryeministër z. Berisha. Keni Kryeministër z. Rama megjithëse ju personalisht nuk jeni pjesë e kabinetit qeveritar, që sigurisht është zgjedhja juaj. A mund të pranonit të ishit ministër në qeverinë e Lulzim Bashës?

Ilir Meta: E filluam me presidentin, kaluam te lideri i opozitës dhe tani po shkojmë te ministri. Kur një politikan është profesionist nuk ka rëndësi se çfarë funksioni ka, rëndësi ka se si e realizon atë në kuadrin e një qëllimi më të përgjithshëm të politikës që ai përfaqëson. Kështu që në këtë kuadër unë mund t’iu them që asnjëherë nuk i shikoj si raporte… .

Pyetje: Keni pranuar të ulni standardin e hierarkisë nga Kryeministër në ministër, por me dy kryeministra të fortë politikisht si z. Nano dhe z. Berisha. Nuk e bëtë këtë gjë me z. Rama, a do ta bëni një gjë të tillë me z. Basha?

Ilir Meta: Unë nuk mund t’iu them aspak dhe nuk dua që t’iu zhgënjej që të them se z. Basha nuk më duket që ka shumë mundësira si Kryeministër i ardhshëm. Nuk dua të prish klimën e konsensusit me opozitën në tërësi dhe nuk dua të ushqej asnjë lloj paragjykimi. Janë qytetarët shqiptarë ata që vendosin rolin e çdo force politike, janë qytetarët shqiptarë dhe vetë forcat politike ato që vendosin dhe për rolin e drejtuesve të tyre.
Pyetje: A ka z. Basha shanse për t’u bërë Kryeministër?

Ilir Meta: Jemi në kuadër të konsensusit dhe është e rëndësishme të bashkëpunojmë për Vetting­un dhe për ligjet e tjera që e bëjnë të zbatueshme sa më shpejt reformën në drejtësi.

Pyetje: Qartësisht duket se ju nuk besoni se z. Basha do të bëhet Kryeministër…

Ilir Meta: Kjo nuk është e rëndësishme fare. Edhe për shqiptarët nuk është e rëndësishme se kush është dhe kush do të jetë. Për shqiptarët është e rëndësishme të qeverisen më mirë në një mënyrë sa më efektive, sa më të përgjegjshme, sa më llogaridhënëse dhe secili, që fiton këtë besim të shqiptarëve duhet të drejtojë vendin.

Pyetje: Nga mënyra e përgjigjes duket e në 2017­n do të kemi një garë Meta­Basha për funksionin e Kryeministrit…?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë bast personal përpara.

*Intervista është dhënë për gazetarin Çim Peka në Syri.net



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Olimpiada e Rios/ Alkool. drogë, transeksualë, ja jeta e vërtetë e “peshkaqenit” Phelps

Olimpiada e Rios/ Alkool. drogë, transeksualë, ja jeta e vërtetë e "peshkaqenit" Phelps

Temperaturat nën 0 këtë javë

Lajme të mira nga moti, njihuni me parashikimin për gjithë vendin

Fotolajm/ Rona Nishliu shqetëson fansat, ka humbur shumë kile në pak kohë

Fotolajm/ Rona Nishliu shqetëson fansat, ka humbur shumë kile në pak kohë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com