Kryesore

“Basha krijoi mitin e pathyeshmërisë së Ramës”, Berisha: Donte të bëhej lider si ai



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:54 - 28/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të tjera mbi ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një bashkëbisedim me mbështetësit e tij në Mirditë, Berisha tha se Basha krijoi minit e pathyeshmërisë së Edi Ramës. Ai u shpreh, se ish-kreu i PD e imitonte kryeministri Rama dhe se donte të bëhej lider si ky i fundit.

Lulzim Basha krijoi mitin pathyeshmërinë e Edi Ramës. Kur ai arrestonte dhe mbillte frikën, i kërkoja Bashës që të ngrihemi dhëmbë për dhëmbë. Së dyti, ai bënte fushatën. Në fushatë thjeshtohen gjërat. Është reale, njerëzit mendonin se do fitonte Rama. Ne dilnim me një ekip. Ky e imitonte dhe donte të bëhej si ai lider. Ai është mundur në vitin 2007 në zgjedhjet lokale, në 2009 në zgjedhjet e përgjithshme dhe në 2011 në Bashkinë e Tiranës. Mundet dhe do mundet padiskutim. E shihni ju se si është çekuilibruar. Miti i tij do bëhet pluhur”,-tha Berisha.

Pas