Kryesore

Basha kërcënoi Berishën me përjashtim nga PD, “Foltorja”: Qesharake


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 18/11/21 |
Opi Nion

Pas kërcënimeve të kryetarit të PD, Lulzim Basha ndaj Sali Berishës për përjashtim nga partia nëse nuk respekton strukturat e saj, ka reaguar zyra e shtypit e ish-kryeministrit.

Në deklaratë thuhet se Basha është bërë qesharak me kërcënimet se do përjashtojë partinë për të mbajtur vulën që i duhet vetëm për të vulosur humbjet e Partisë Demokratike në kurriz të pazareve të tij me Edi Ramën.

Po ashtu, në këtë reagim thuhet se demokratët në datë 11 Dhjetor do mblidhen të bashkuar si asnjëherë më parë për ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e Bashës dhe për t’jua rikthyer atë demokratëve.

“Dita e ndryshimit po vjen! Demokratët kanë marrë në dorë fatet e partisë së tyre dhe në datë 11 Dhjetor do mblidhen të bashkuar si asnjëherë më parë për ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe për t’jua rikthyer atë demokratëve. Vetëm kështu Partia Demokratike do të shkëputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashës dhe do rikthehet në rrugën e përballjes me Ramën dhe fitoren ndaj narkoshtetit të tij. Në datë 11 Dhjetor demokratët do refuzojnë humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojnë kohën e humbur drejt FITORES! Lulzim Basha njeriu që ka frikë të takojë demokratët dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit të Partisë Demokratike, pazaret e tij me Edi Ramën do të mbarojnë, e bashkë me to dhe përfitimet e tij prej tyre. Ai është bërë qesharak me kërcënimet se do përjashtojë partinë për të mbajtur vulën që i duhet vetëm për të vulosur humbjet e Partisë Demokratike në kurriz të pazareve të tij me Edi Ramën! Problemi i Partisë Demokratike nuk është Sali Berisha, që e ka bërë atë 7 herë fituese, por pazarexhiu që i ka shkaktuar dhe sjellë asaj vetëm humbje dhe dështim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersën e demokratëve duke u dhuruar atyre vetëm humbje, ndërsa për vete ka përfituar si askush në 30 vjet duke u pasuruar në opozitë! Ai ka dështuar në çdo aksion opozitar që ka nisur për faktin e thjeshtë se gjatë rrugës interesat dhe sakrificat e demokrateve u shitën për pazare, siç bëri me çadrën, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e rrugës së Kombit, me portin e Durrësit e shumë të tjera! 11 Dhjetori do të jetë një ditëlindje e vërtetë për Partine Demokratike dhe gjithë demokratët që duan të bëjnë opozitë të vërtetë dhe pa asnjë kompromis për të rrëzuar narkoshtetin e Ramës dhe pengjet e tij”, theksohet në deklaratë./ Opinion.al

Pas