Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Kemi plan të qartë për kthimin e rinisë në Shqipëri

2020/11/30 at 10:59 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Kemi plan të qartë për kthimin e rinisë në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me nënat shqiptare, që i kanë fëmijët e tyre në emigracion.

Teksa dëgjoi ankesat e tyre, Basha deklaroi se qeveria e ardhshme ka një plan të qartë që të kthejë rininë në Shqipëri.

Basha ka fajësuar qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi, duke thënë se “pengesa e vetme janë politikat e gabuara dhe dështimet e kësaj qeverie, e cila mendon vetëm për veten e vet, nuk mendon për njerëzit.”

Pjesë nga fjala e Bashës

Ju falenderoj që u bëtë pjesë e këtij bashkëbisedimi, që ndatë historitë tuaja personale, duke i dëgjuar këto histori përjetoj edhe unë atë dhimbjen e vuajtje. Edhe unë jam prind, nuk e kam provuar se ç’do të thotë 6 vjet pa e parë fëmijën, por duke qenë prind e kuptoj se çfarë ndjenje është. Cila është arsyeja e kësaj dhimbjeje? Është largimi i të rinjve. Cili është shkaku i largimit të tyre? Mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, mungesa e vendeve të punës. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në krye të prioriteteve tona për qeverisjen e nesërme, kthimin e shpresës tek Shqipëria, me prioritet absolut vendet e punës, punësimin e në veçanti punësimin e rinisë. Detyra e qeverisë së ardhshme është që t’ua bëjë sa më të lehtë dhe sa më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre, dhe ky është një tjetër prioritet sa i përket rinisë në veçanti dhe mbylljes së kësaj plage të emigracionit. Qeveria e ardhshme do të sjellë me të njëjtat përgjegjësi, siç silleni ju ndaj familjes, qeveria e ardhshme do të sillet ndaj Shqipërisë, me të njëjtën përgjegjësi siç sillen prindërit shqiptarë ndaj fëmijëve të tyre. Kjo duhet dhe kjo krijon shpresë, sjell shpresë tek vendi, sjell besim tek investitorët. Pengesa e vetme janë politikat e gabuara dhe dështimet e kësaj qeverie, e cila mendon vetëm për veten e vet, nuk mendon për njerëzit. Kjo është arsyeja pse emigracioni në Shqipëri është rritur 3-4 herë më shumë sesa mesatarja e Ballkanit. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që jo vetëm mos t’ju zhgënjejë, por t’i përmbush pritshmëritë tuaja dhe të gjithë nënave dhe grave dhe motrave dhe baballarëve, të prindërve tanë, që ta fusim Shqipërinë në një rrugë shprese, në një rrugë zhvillimi, në një rrugë punësimi për të gjithë, por në radhë të parë për ju. Kjo pastaj do t’i japë fund këtij cikli krize, dhe do të nisë një cikël pozitiviteti për ta, për familjet e tyre, për ju, për prindërit tanë por edhe për shumë prej atyre që janë larguar, që do të kenë mundësi pastaj të konsiderojnë rikthimin në vendin e tyre. Një vend që duhet t’i presë me krahë hapur”, iu premtoi Basha këtyre graveë, që vuajnë peshën e emigracionit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Para
Belgjika regjistron 86 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Belgjika regjistron 86 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Gara për hetues të BKH-së, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë

Gara për hetues të BKH-së, përfundon procesi i deklarimit të pasurisë

COVID-19/ Italia tjetër paketë ndihme, 8 miliardë euro për bizneset

COVID-19/ Italia tjetër paketë ndihme, 8 miliardë euro për bizneset

TE FUNDIT

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
4 Shkurt, 2026

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë,...

Lexo më shumë

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
4 Shkurt, 2026

“Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë...

Lexo më shumë

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
4 Shkurt, 2026

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga porti detar i Durrësit...

Lexo më shumë

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
4 Shkurt, 2026

Princi Andrew i Britanisë dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com