Politikë

Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri


               Publikuar në : 16:47 - 15/04/19 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  i ftuar në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë u shpreh se Raporti Priebe, është një projekt  që ka ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.

Kryedemokrati, gjatë fjalës së tij, tha se Komisioni Evropian i cili ka monitoruar sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë, duhet të monitoroj dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, tha Basha./ Opinion.al E. Xh.

Pas