Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë, ndersa i kujton kryeministrit Edi Rama , 300 000 vendet e punës së premtuara katër vite më parë.
Në ‘Facebook’, kryetari i PD-së Basha i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar se ku i ke 300 000 vendet e punës që premtove Edi Rama?
Po ashtu, në një video, gjatë një takimi elektoral, Basha shprehet se “Ekonomia u shkatërrua. Ku janë 300 mijë vendet e punës që premtove Edi Rama? Për të nuk ishte prioritet ekonomia, por Edi Rama zgjodhi fasadat, zgjodhi palmat. Por Shqipëria është e fortë vetëm kur shqiptarët janë të forte”, shkruan Basha.