Politikë

Basha: Ka një keqkuptim që tryeza mund të arrijë konsensus për sistemin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:58 - 22/05/20 |
Al Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mendon se tryeza e reformës zgjedhore nuk mund të arrijë një konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor megjithëse ai thotë se është në favor të një ndryshimi.

Në një intervistë për ABC News, Basha tha se mbështet ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe është në favor të një sistemi mazhoritar me dy dhoma.

“Ka një keqkuptim që tryeza mund të arrrijë konsensus për sistemin unë kam qenë për ndryshim sistemi e kam thënë që jam për mazhoritar me dy dhoma. Të diskutosh me një hajdut zgjedhjesh siç e ka kapur OSBE, gazeta Bild nga padia e së cilës u tërhoq. Ky është një njeri  i cili nuk e ka problemin te sistemi por te vjedhja e zgjedhjeve. Ne do të garantojmë votën dhe një garant është qeveria tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve.”- tha Basha.

Sa i përket kërkesës për zgjedhje të parakohëshme, Basha tha se opozita në radhë të parë do të kërkojë të garantohet liria e votës dhe më pas zgjedhjet një orë më parë.

“Ne do të këmbëngulim që shqiptarëve t’ju garantohet vota e lirë dhe të shkojnë një orë më parë në kutitë e zgjedhjeve”- deklaroi ai. /Opinion.al

Pas