Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BASHA JASHTE SHENJESTRES

2015/09/21 at 2:47 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
BASHA JASHTE SHENJESTRES

Nga AGRON GJEKMARKAJ 



 

Vjeshta politike erdhi e ngarkuar ngjarjesh dhe lajmesh me densitet shiu. Ndërkombëtarët, OSBE, Ambasada e SHBA­ve në Tiranë, si murgj të ngarkuar me sekrete po testojnë me një sërë mënyrash shoqërinë shqiptare nëse do të konvertohet. Ata duan të kuptojnë a ka vullnet ajo për ta ndërprerë marrëdhënien me këtë klasë politike!? Akuza direkte për lidhje të qeverisë me botën e krimit dhe të korrupsionit, një listë konfidenciale e OSBE me informacione transversale mbi afera të paligjshme për politikanët tanë që si “rastësisht” u bë publike, presioni në rritje për dekriminalizim te maxhoranca kanë shtuar intrigat, nervozizmin, propagandën dhe hallin.

Ruajna Zot nga njerëzit e dëshpëruar!

Po ashtu, ky vërshim ka lagur tek­tuk edhe bokërrinat e opozitës, por në ndryshim nga shumica, nuk e prek kreun. Lulzim Basha po del i fituar nga kjo histori. Nuk po përgojohet, por mbi të gjitha po diferencohet nga klasa e vjetër politike duke u konsideruar i “ri”. Ai ka pritur gjithë veshë e sy zhvillimet. Ato nuk e kanë përfshirë dhe sapo e ka kuptuar këtë, po rend të kapitalizojë pozicionin e vet. Nuk i ka kërcënuar dhe as tentuar t’i deligjitimojë ambasadorët dhe institucionet që përfaqësojnë. Ditë pas dite ngjit shkallët e mundimit në përpjekjen për t’i tërhequr nga vetja. E di kutin e tij, nuk vuan së paku nga ky delir liderësh autoritarë. Me buzëqeshje galateu, që nuk i mungon as në ditë të kiametit, i ka pokoisur ata.

Ndaj tyre është treguar i dëgjuar! Simbolikisht e ka bërë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të qershorit, por edhe më pas. Garancitë që jep ndaj kërkesave, pasojë skemash të ndryshme, po e shndërrojnë në një “bankë” që ofron me sukses të vetmen pasuri që ka, fjalën. Dekriminalizimi, “lulja” politike e Bashës në bahçen e varfër të ideve opozitare po çel dhe kutërbimi i saj lë pa frymë vendin, dhe partnerët.

Raporti që ka djegur Ramën dhe Metën ose OSBE-në ishte beteja e dytë dhe aty dallimet mes partive asgjësohen për nga prurjet. Diplomatët, kjo e dyta nuk i shqetëson ende, por kanë përqafuar të parën si tezë, pasi janë bindur se ajo themelohet mbi të vërtetën dhe jo perceptimin. Po i mëshojnë shumë ngaqë kjo është një e vërtetë e tmerrshme që duhet goditur pa mbytur çdo shenjë të sistemit demokratik.

Aq ka ngjitur sa ambasadori Lu ia tha në sy Kryeministrit tonë, qyfyrexhi zakonisht, por nervoz kohët e fundit. Zemërata e Ramës të zënë në çark u përkufizua prej vetë të prekurit me fjalët “e neveris këtë modë”. Donald Lu, pa i bërë syri tërr, duket se ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke i lënë të kuptojë se “e neverit këtë reagim” dhe po atë pasdite u kthye te Basha për këtë temë duke ia peshqeshuar mbrapsht karshillëkun. Shefi i opozitës, pas takimit shend e verë, doli e tha që nëse qeveria nuk do të bashkëpunojë
“dekriminalizimin, do ta bëjmë me popullin”.

Gjithë këto ditë për mërzinë e Edi Ramës të përfolur si zot meqë Basha ka fituar statusin e politikanit referencial për përfaqësuesit e BE­së dhe SHBA­ve në Tiranë. Së jashtmi diçka po lëviz në imazhin e PD­së. Pas dy vitesh qeverisjeje të së majtës, e cila për një kohë të
gjatë mbështetej me elozhe intensive diplomatësh, mund të thuhet se kryetari i opozitës po kthehet në qendër të skenës si faktor imponues duke e shndërruar në kujtim vetminë e vitit 2013.

Sot qeveria po shkrehet ndaj OSBE­së si ajo e 1946­s kundër UNRRAS. Nëse ndërkombëtarët dëshirojnë ta ndëshkojnë këtë klasë politike, pasi ajo ka ndëshkuar vetveten me veset e saj të përdala, Bashën duan ta mbajnë në këmbë duke e ndarë veçmas. A do të mjaftojë një prokuror amerikan për këtë punë, të shohim!? Një gjë është e sigurt, gjumin ua bën qeder qerratenjve.

Po ashtu, së brendshmi në partinë e tij, Basha ndonëse po i shmanget një analize të domosdoshme për humbjen e rëndë të 21 qershorit, fakt ky prej të cilit humb e nuk fiton, si dhe një kontakti me njerëzit për t’i pyetur pa kamera pse kandidatët e tij nuk i binden votuesit dhe çfarë nuk shkon në PD, kokëçarje kjo që tentohet të anashkalohet,
tentativat për makeup nuk mungojnë.

Emërimi i Halim Kosovës, Ardian Turkut dhe Enkelejd Alibeajt në krye të komisioneve të rëndësishme të PD­së, është shenjë e nevojës për të bërë ndryshime dhe ruajtur ekuilibër. Krijimi i komisionit të dekriminalizimit, që iu besua gjinekologut të njohur, është një risi, e
cila mund çdo kompleks së paku teorikisht. Doktori i shquar për ndershmërinë e tij, i cili nuk ka vështirësi për të dalluar kush është djalë apo vajzë, të shpresojmë që do t’u gjejë atësinë edhe atyre që nuk iu dihet babai tek verifikon dosje, informacione dhe histori
njerëzore e politike. Mbetët që ekografia e tij të merret parasysh.

Të tre janë personazhe që kanë bërë beteja elektorale dinjitoze, ndonëse rezultati nuk shkoi në favorin e tyre dhe mbi të gjitha janë personazhe korrektë në sytë e opinionit publik. Nuk besoj se këta janë rasti tipik në PD “që fiton duke humbur”. Kosova dhe Turku lanë mandatet e deputetit duke pranuar sfidën e vështirë. Alibeaj gjithashtu në një bastion majtist mori një mbështetje cilësore. Po ashtu, Basha mund të ripozicionojë edhe figura të tjera të PD­së, të cilët, jo vetëm nuk janë përfshirë në raportin konfidencial të OSBE­së,
por as në thashethemet konfidenciale të shoqërisë sonë. Me gjuhën popullore mund të thuhet se ky është miell nga thesi i shtëpisë, buka e të cilit bërë me të nuk ngop gjithë elektoratin që do t’i duhej për t’u rikthyer në pushtet.

Basha më shumë se për lëvizjet e brendshme do të gjykohet për hapat dhe guximin që do të shfaqë për të kapërcyer pragun e një shtëpie të varfëruar personalitetesh dhe idesh. Nga zgjedhjet e vitit 2017 e ndajnë 18 muaj, kohë që do t’i lërë duke shkuar pluhurin si
prush mbi gishta, siç thotë Lasgushi. Drejt këtij takimi nuk ecet me retorikë dhe pritshmëri nga rastësitë. Një PD, kështu siç është sot, nuk ka arsye të vijë në pushtet. Kjo PD ka humbur dy palë zgjedhje rresht. Kantierin e PD së re që sjell opozitën drejt tij, Lulzim Basha nuk e ka hapur ende. Të shpresojmë se e ka bërë projektin dhe do ta
prezantojë së shpejti, tek diçka lëviz në PD me hapa të moshuarish, tek betejat trokasin pa i kërkuar as vetë kryetari.

botuar ne gazeten ‘Panorama’

 



Ju sugjerojmë

Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Para
‘Qytetari dixhital’ denoncon drejtorin e Ujësjellësit Ersekë

‘Qytetari dixhital’ denoncon drejtorin e Ujësjellësit Ersekë

Opozita: Presidenti në KLD, ministri jashtë

Opozita: Presidenti në KLD, ministri jashtë

Qindra metra katrorë për ambasadat e Lindjes

Qindra metra katrorë për ambasadat e Lindjes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com